Java e 20-të e Superligës përfundoi me ndeshjen Flamurtari-Luftëtari 2-1.
Një sukses i vlonjatëve që në një farë mënyrë fut në "vallen" e rrezikshme edhe ekipin gjirokastrit, ndonëse bluzinjtë kanë 6 pikë më shumë se vendi i parafundit që të çon në Kategorinë e Parë.
Siç shihet edhe në renditjen e mëposhtme të Superligës, janë 6 skuadra që deri tani kërkojnë të sigurojnë sa më parë mbijetesën, ndërsa Korabi është më i rrezikuar nga të gjithë, pasi është i shkëputur 9 pikë nga vendi i tretë nga fundi.
Nëse në garën për titull tashmë janë Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu, Tirana qëndron pas tyre, në vendin e 4-t me shpresën që rivalët të gabojnë për të siguruar një vend në Europë, ndonëse shansin për këtë objektiv e ka edhe përmes Kupës së Shqipërisë.
Superliga/ Java 21
Teuta-Partizani
Tirana-Kukësi
Skënderbeu-Laçi
Vllaznia-Flamurtari
Luftëtari-Korabi