
E ardhmja e Jasir Asanit është akoma në udhëkryq. Edhe pse sulmuesi i Partizanit është i huazur te AIK në Suedi, këtë të fundit ende s’e kanë vendosur për ta blerë ose jo kartonin e tij. Paraqitjet me ekipin suedez kanë qenë të pakta dhe ndërprerja e aktivitetit futbollistik prej pandemisë ka prishur planet e mëngjërashit.
Ai është optimist se drejtuesit do të gjejnë një marrëveshje që të qëndrojë në Suedi, mirëpo vështirë se presidenca e AIK-ut është e gatshme të derdhë shumën e kërkuar nga Partizani në arkat e klubit të kuq. Pandemia e COVID-19 nuk e lejoi 24-vjeçarin të tregojë vlerat dhe potencalin e tij.
Kësisoj, në këto kushte duket e vështirë që suedezet të rrezikojnë për një lojtar që ende s’e njohin. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Asanit, por nuk do të jetë çudi nëse do e shohim edhe një herë të luajë në Shqipëri.