Partizani do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Bylisit për javën e 14-të. Një javë më pas do të jetë derbi ndaj Tiranës dhe pas sfidës së nesërme e gjithë vëmendja do të pëqendrohet te derbi.
Jasir Asani është kthyer tashmë në një lojtar titullar dhe deçiziv për Partizanin në ndeshjet e fundit. Sulmuesi numëron deri më tani 3 kartona të verdhë dhe nëse ndëshkohet ditën e nesërme ndaj Bylisit do të humbas derbin ndaj Tiranës.
Lojtari duhet të bëjë shumë kujdes që të evitojë një karton të verdhë që do t’i mohonte të luante në një nga ndeshjet më të ndjekura dhe më të forta të sezonit. Te Partizani janë në “ankth” për paraqitjet e tij nesër dhe normalisht që këshillat do jenë për të evituar një tjetër karton.
Edhe Tirana do të ndjek me interes këtë ndeshje pasi në rast të një kartoni, një prej lojtarëve kryesor të Partizanit do të mungojë në derbi. Me Malën të dënuar nga klubi dhe me Asanin që mund të ndëshkohet, Partizani do të humbas dy “armë” të fuqishme në sulm.