
Ernest Muçi dhe Jasir Asani janë dy nga fytyrat më të reja të Kombëtares shqiptare. Futbollistët janë risitë e Sylvinhos, i cili e ka nisur aventurën e tij kuqezi me shumë ndryshime. Si Asani, ashtu edhe Muçi, ia kanë shpërblyer besimin brazilianit teksa të dy kanë shënuar gola mjaft të bukur duke ndihmuar ekipin të marrë 6 pikë shumë të rëndësishme ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Të dy janë prodhim i Superiores, diçka që e kemi kërkuar me aq shumë ngulm në vitet e fundit. Muçi-Asani kanë edhe një të lidhje të bukur ndërmjet njëri-tjetrit, derbin kryeqytetas. Muçi me Tiranën e Asani me Partizanin sjellin emocionet e derbit edhe në Kombëtare. Tifozët e dy ekipeve sigurisht u urojnë suksese të dyve, por nuk kanë sesi të mos kenë të preferuarin e tyre e të kënaqen pak më shumë kur njëri prej tyre shënon.
Ajo ç’ka është e rëndësishme, është që futbolli shqiptar është i aftë të prodhojë talent të cilët zhvillohen në dy yje si sallaksi i Gwangju dhe talenti i Legias. Të dy lojtarët kanë shanse reale për ta nisur nga minuta e parë me Çekinë. Muçi nga e majta, Asani nga e djathta, spekakël kryeqytetas në Kombëtare.