
Dy javë më parë u dënuan gjyqtarët e FIFA-s ndërkohë që zgjidhja u gjet tek ata që janë premtues. Lorenc Jemini dhe Andi Kocci mbeten të pezulluar pa afat ndërkohë që Enea Jorgji nuk ka drejtuar që prej ndeshjes Luftëtari – Flamurtari.
Në FSHF e vendosën, nuk do të ketë arbitra tradicionalë në derbin e kryeqytetit. Jashtë Jemini, Meta dhe Jorgji për një balotazh, mes dy të rinjve.
Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja ishin dy kandidaturat. Në FSHF për ditë me rradhë u bë sondazh i brëndshëm dhe të gjithë në një farë mënyre dhanë mendimin e tyre. Në fund u vendos Juxhin Xhaja që arriti jo vetëm të debutonte me sukses në elitën e futbollit shqiptar, por bindi me performancën e tij duke mos lënë vënd për polemika në fund të ndeshjes.