Orges Shehi është tashmë trajner i lirë. Mësohet se durrsaku ka fituar gjyqin në Federatën Shqiptare të Futbollit me klubin e Tiranës. Ai kishte çuar çështjen në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve për shkak se drejtuesit bardheblu pretendonin se ishin në kontratë me të.
Ish trajneri i Tiranës u kontaktua nga Newsport.al ku shkurtimisht deklaroi: “Po, kam fituar gjyqin me Tiranën dhe tashmë jam i lirë”.
LEXO EDHE: Presidenti Halili tregoi se e kishte paguar deri në dhjetor, reagon Orges Shehi: Ça thu mer burrë?
LEXO EDHE: Përfundon gjyqi për Orges Shehi, Partizani “fërkon” duart
LEXO EDHE: Seanca e radhës gjyqësore, Orges Shehi dhe Tirana përballen sërish mes tyre
Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij, me Partizanin dhe Shkëndijën e Tetovës që janë në kërkim të trajneri. Të kuqtë kanë qenë kandidatë potencialë për të emëruar në pankinë durrsakun, megjithatë kjo do të shihet vetëm në ditët e ardhshme.