Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Jam lojtar i Kukësit dhe dua të fitoj kampionatin", Vasil SHKURTAJ: Nder që kërkohem nga Tirana dhe Partizani, ja ku luaj vitin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
"Jam lojtar i Kukësit dhe dua të fitoj kampionatin", Vasil

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj do të luaj ndeshjet e fundit me verilindorët. Vlonjati ka përforcuar zërat se nuk do jetë më pjesë e ekipit të Shehit nga sezoni tjetër, ndërsa edhe sipas drejtorit Nexhipi, shtatëlarti nukka rinovuar kontratën.

Në një bisedë për Supersport, 27 vjeçari shprehet i lumtur që kërkohet nga Tirana dhe Partizani, ndërsa synimi i tij është të fitojë titullin kampion me Kukësin. Lojtari tregon se dëshiron të vijojë karrierën jashtë Shqipërisë, ndërsa tregon edhe lojtarët më të mirë që është ndeshur në Superligë.

KARANTINË JASHTË VENDIT- Pesë ditët e para në Spanjë kanë qenë normale mund të dilja xhiro. Ditën e gjashtë u mbyllën të gjitha, u futën të gjithë në karantinë dhe ditën e shtatë më anuluan biletat dhe aty kuptova që kjo situatë do zgjasë për shumë kohë.

NDIKIMI- Më ndikoi keq psikologjikisht. Fillova të përshtatem më situatën dhe fillova të gjej gjëra për tu marrë. Shihja filma dhe bëja stërvitje çdo ditë. Bëra edhe gjëra që nuk mund t’i bëja më parë.

THYERJA E RREGULLAVE- Mendova se nëse dal vonë natën nuk do më shikojë njeri dhe pas pesë minutash më ndaloi policia. Kuptuan se jam i huaj dhe më falën, por më paralajmëruan se herën tjetër rrezikoja burgun.

SI NË BURG- Kam patur momente që ndihesha sikur po mbytesha brenda në shtëpi dhe mezi prisja mundësinë të shkoja në supermarket e farmaci, pasi vetëm të shkoje atje lejohej. Më dukej sikur isha në burg.

IZOLIMI NË KTHIM- Kur erdha në Durrës për të bërë 14 ditët e karantinës u përpoqa të mendoj pozitivisht dhe mendova se do e kaloj dhe unë si gjithë të tjerët. Kushtet, dhoma dhe ushqimi ishin shumë të mira, por më dukej sikur nuk kalonte koha dhe pesë ditët e fundit më dukeshin si një muaj. Ditën që dola u ndjeva sikur dola nga burgu.

GJENDJA FIZIKE- Pak a shumë jam stërvitur në shtëpi, por nuk është njësoj si në fushë. Ndihem sikur nuk janë gati muskujt për rinisjen e kampionatit. Do të jetë shumë e vështirë për të gjithë. Në Bundesliga ka pasur shumë dëmtime dhe sidomos këtu që nuk kemi shumë kushte do të jetë e vështirë për të gjithë.

LUFTËTARI- Gjendja fizike do të jetë problem, por do të jetë njësoj për të gjithë. Do i japim të gjitha ndeshjeve seriozitetin e duhur. Ndeshjen e fundit kundër Luftëtarit barazuam dhe la ndikimin e saj edhe tani. Besoj shumë te titulli. Deri në momentin që matematikisht nuk ka mbaruar asgjë do të besojmë. Kemi një ekip shumë të mirë dhe do bëjmë maksimumin dhe kemi besim se do u marrim maksimumin atyre 10 ndeshjeve.

MUNGESA E TIFOZËVE- Ne jemi mësuar pa tifozë, por nuk do të thotë se dua të shikoj stadiume në Shqipëri pa spektatorë. Edhe në ndeshjen ndaj Tiranës dua të ketë tifozë të tyre, pasi kjo është kënaqësia jonë, të lozim me stadiume me shumë tifozë.

GOLASHËNUESI MË I MIRË- Këpuca e Artë nuk është fiksim i imi. Dua ta fitoj, por së pari duam të fitojmë kampionatin.

MERKATO- Për momentin jam lojtar i Kukësit dhe jam plotësisht i përqëndruar në objektivat e ekipit. Nuk mendoj asgjë tjetër për momentin. Dua shumë të fitoj kampionatin me Kukësin dhe ta shpërblej presidentin për investimin që ka bërë për mua.

DERBI PËR SHKURTAJN NË MERKATO- Dëshira ime është të luaj jashtë vitin tjetër. Është nder që ekipe si Partizani e Tirana janë interesuar për mua, por fjalën e parë dhe të fundit për mua për momentin e ka Kukësi.

LOJTARËT MË “TË BEZDISSHËM” TË SUPERIORES- Portieri më i mirë Alban Hoxha, që për sa kohë e kam pasur përballë ka qenë super. Lojtari më që më ka vështirësuar më shumë punën këtë sezon ka qenë Rustem Hoxha i Teutës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga