
Kapiteni I Vllaznisë, Gilman Lika ka folur përpara mediave në lidhje me ndeshjen që shkodranët do të zhvillojnë nesër për Kupën e Shqipërisë ndaj Teutës. Ndeshja e "Loro Boriçit" është programuar për në 17:00, ndërsa Lika beson se ekipi do dijë të reagojë pas asaj humbje 5-2 në Laç.
Kapiteni I kuqebluve ka cekur edhe pjesën e fundit të karrierës, duke theksuar se është lodhur nga kjo pjesë, ndërsa shprehet se futbollist të bën I qënuri në fushë ose jo. 34 vjeçari beson se ekipi I tij ka ardhur në formë, duke bërë që fitorja e nesërme të jetë edhe për trajnerin e sapoemëruar të Vllaznisë, Hysen Dedja.
Nesër ndaj Teutës në Loro Boriçi - Dihet që është një ndeshje e vështirë, Teuta është ekip I mirë dhe duhet vlerësuar. Kemi pretendimet tona për fitore.
Trajneri I ri- Nuk është momenti për të folur për të ardhmen, vetëm duhet të reagojmë ndryshe nga ndeshja në Laç. Nuk luajtëm keq, shënuam dy herë dhe krijuam 3-4 raste të pastra për gol në një fushë shumë të vështirë. Pesë golat e pësuar janë skandaloze.
Presion psikologjik? Mund të them që e ka prishur pak ambientin, por duhet të reagojmë këtë moment. Jemi të bindur se do ia dalim ndaj Teutës.
Martini? Ai ka punën e vet dhe ne nuk I trembemi, është shkodran dhe ka punën e vet.
Trajneri I ri? E kemi pritur mirë pasi dihet kontribti që trajneri ka dhënë për Vllazninë, sigurisht që ka respektin tim, tonin dhe të gjithë Shkodrës. Duhet të kemi rezultate të mira dhe të kenaqin qytetin.
Fundi I karrierës? Jam lodhur me këtë pjesë sepse njerëzit kanë mbetur duke më thënë vazhdimisht këtë. Në futboll sot nuk ka moshë, por nëse je apo jo në fushë.
Kupa? Çdo ekip ka pretendimet e veta, Teuta gjithashtu. Ne duam Kupën, besoj se kemi ekip më të mirë se Durrësi. Nuk kam qejf të bëj batuta me Edi Martinin. Ka detyrë profesionale të bëjë detyrën e tij. Nuk I trembemi askuj edhe këtë vit kemi treguar se jemi të barabartë. Ju e shikoni vet se renditja e këtij viti të lejon çdo gjë.Ti je afër me Europën por edhe me play-out sepse pikët të lejojnë. Nëse japim maksimumin dhe jemi të përqëndruar mund t'ia dalim, jo si në ndeshjen me Laçin.
Dy fronte? Kemi forcë. Ekipi ka mangësi në përgatitjet fizike, me kalimin e ditëve çdo lojtar do jetë më mirë nga ky aspekt. Të fitojmë për prodesiorin e ri, për vete dhe për Shkodrën.