
Jemi në përfundim të sezonit dhe zërat e merkatos në Superiore, janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Një prej lojtarëve më të përfolur, është sulmuesi brazilian i Kukësit, Vitor Feijao. 25-vjeçari ka luajtur 30 ndeshjë në Superiore këtë sezon, ku ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste.
Edhe në sfidën e fundit të luajtur në “Kukës Arena”, ishte pikërisht Feijao ai që i dha fitoren verilindorëve me golin e tij kundër Skënderbeut. Edhe pse ka zëra të shumtë për të ardhmen e tij, ka qenë vetë Feijao i cili për "NEWSPORT", ka konfirmuar se për momentin, është i fokusuar vetëm te ndeshja e fundit kundër Tiranës.
“Kam kontratë edhe vitin tjetër me Kukësin dhe për momentin, jam i fokusuar vetëm te Tirana. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe ta fitojmë sfidën e fundit. Sa i takon të ardhmes, i takon agjentit tim dhe klubit”, tha mes të tjerash braziliani.