
Visar Musliu ka qenë një nga lojtarët e rëndësishëm të Shkëndijës së Tetovës, ndërsa tani aktivizohet në Hungurai te Videotoni. Mbrojtësi është pjesë e Maqedonisë së Veriut dhe në një lidhje me “Fan Zone”, u shpreh:
“Mendoj se kjo ndalesë erdhi në momentin jo të duhur. Unë dhe skuadra po kalonim një momentë shumë të mirë. Ishim gati për të luajtur ndaj Kosovës dhe shanset janë 50-50. Fusha dhe tifozët janë në favorin tonë pasi luajmë në shtëpinë tonë.
E ndjek edhe kampionatin maqedonas dhe atë shqiptar e nuk ndihem mirë kur Shkëndijën në vend të dytë. Besoj dhe jam I bindur se po të vazhdonte kampionatit do të ishin në vend të parë.
E kam menduar një kalim në Superligë dhe ndjek Tiranën, Kukësin dhe Partizanin. Mendoj se Tirana ka bërë mjaft mirë, por unë jam fans I Teqjas dhe shpresoj që Kukësi të dal kampion. Momentalisht jam I fokusuar te Videoton, por besoj se e ardhmja e ime nuk do të jetë këtu, por në kampionatet më të forta. Jam fans I Real Madrid dhe idhulli im është Ramos”.