Ata janë të pasur, të famshëm dhe po jetojnë ëndrrën e kualifikimit. Në Kroaci, pas përfundimit të shkollës, të ciklit të dytë, në moshën 14 vjeçare, disa vazhdojnë në shkollën e mesme profesionale.
Elvir Islamovic hetuar mbi rrugët që kanë ndjekur disa nga yjet e ekipit të Kombëtares së Kroacisë, para se futbolli t’i joshte ata.
Luka Modric: Kamerier/pronar lokali
Luka ka ndjekur shkollën për kamerier, prandaj ka mundur të punojë si kamerier në bregdetin Dalmatian apo të udhëheqë ndonjë lokal afër plazhit atje. Vedran Corluak, Lovre Kalinic dhe Duje Cop kanë kryer shkollë të njëjtë prandaj dhe mund të kenë punuar për Lukan.
“Faleminderit Zotit që kam nisur të luaj futboll,” thotë Modric.
Mario Mandzukic: Poçar
Ylli i Juventusit ka studiuar qeramikat sepse e ka pasur shkollne afër shtëpisë.
Ivan Rakitic: Arkitekt
Duket paksa e papërshtatshme duke qenë se Ivan është relativisht i vogël dhe ka flok prej biondi, por i lindur në Zvicër, Ivan ka studiuar arkitekturën.
Darijo Srna: Elektricist
Kapiteni ka qenë student në shkollën të elektro-teknikes në qytetin e vet, Metkovic.
Sime Vrsaljko: Vozitës kamioni
Ai ka ndjekur shkollën e transportit.
Ante Cacic: Biznesmen
Trajneri veçse ka qenë një biznesmen i suksesshëm, dikur ai ka udhëhequr një biznes të suksesshëm të riparimeve elektrike në qendër të Zagrebit, duke rregulluar TV-t dhe radiot.