Menjëherë sapo ka nisur takimi mes Francës dhe Rumanisë, stafi teknik i Kombëtares kuqezi ka marrë vendimin që të gjithë të tjerët që nuk janë pjesë e skuadrës të largohen nga ambientet ku ata po shohin takimin. Kjo kërkesë dhe ky izolim ka ardhur sepse stafi teknik dëshiron që lojtarët të përqendrohen te kjo ndeshje, aty ku luajnë dy kundërshtarët e kuqezinjve në grup.
Mësohet se fotografët, gazetarët dhe njerëz të tjerë që qëndrojnë rrotull kuqezinjve janë “përzënë” nga ambientet ku është akomoduar skuadra në Lens, pasi kanë kërkuar qetësi për të parë këtë takim.