
Ivan Balliu dhe ekipi i tij Rayo Vallecano e kanë nisur në mënyrë perfekte këtë sezon të ri të La Ligas. Në dy ndeshjet e para kanë arritur të marrin dy fitore, respektivisht kundër Almerias dhe Granadas. Madje nuk kanë pësuar as gol.
Por “sprovën” e vërtetë të këtij sezoni të ri, mbrojtësi shqiptar e ka përballë Atletico Madrid në javën e 3-të të kampionatit. Madje në një intervistë që Balliu ka dhënë përë “MARCA-n”, shprehet se nuk i frikësohen ekipit të Diego Simeones madje është optimist për një rezultat pozitiv.
BALLIU TEK RAYO VALLECANO?
Jemi jashtëzakonsht të lumtur për imazhin e skuadrës dhe mbi të gjitha për pikët maksimale që kemi fituar në dy ndeshjet e para. Duhet të përqëndrohemi tek qëndrueshmëria dhe do të shikojmë lart sapo të vendosim objektivin. Me trajnerin e Rayos jam shumë i kënaqur, ai është një trajner shumë i afërt.
NDESHJA KUNDËR ATLETICO MADRID?
Ndeshja kundër Atleticos do të jetë e vështirë. Ata ndërjtojnë atë lloji mbrojtjeje me 5 lojtarë dhe është e vështirë që t’i “kapësh”. Kjo ndodhi dhe vitin e kaluar, ne e patëm të vështirë të vrapojmë. Loja jonë është që të dalim në krahë dhe të zëmë pak hapësirë, por ata e mbuluan atë në mënyrë perfekte. Por gjithsesi nuk i frikësohemi dhe mendoi se do të arrijmë një rezultat pozitiv.
LOJTARËT MË TË RREZIKSHËM TË ATLETICOS?
Ne duhet të jemi të kujdesshëm pasi ata janë shumë të mirë, por është e qartë se griezmann është një lojtar në një nivel tjetër. Do të bëj një duel dirkt me Carrascon dhe me Lemarin.
BALLIU TEK SHQIPËRIA?
Objektivi ynë është Europiani i Gjermanisë. Shpresoj që të kualifikohemi. Është e vërtetë që jemi të dytët në grup. Tani na presin dy ndeshje kundër Polonisë dhe Çekisë, të cilat duhet t’i fitojmë. Jemi shumë të emocionuar.