Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Italia "tronditet" një ditë para ndeshjes, mesfushori dëmtohet në stërvitjen dhe rrezikon EURO 2020

Shkruar nga NEWSPORT
Italia "tronditet" një ditë para ndeshjes, mesfushori

Lajme aspak të mira për Italinë dhe trajnerin Roberto Mancini një ditë para startit të EURO 2020. Kombëtarja italiane do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e parë të Europianit ndaj Turqisë, por për këtë takim, Mancini mund të humbasë shërbimet e Lorenzo Pellegrini.

Mesfushori u dëmtua në stërvitjen e djeshme dhe rrezikon pjesëmarrjen në EURO 2020. Në fundin e stërvitjes kur lojtarët po kryenin gjuajtje të lira, Pellegrini ndjeu shqetësime në kofshën e tij të majtë, një dëmtim që lojtari e ka pësuar edhe në muajit e fundit te Roma.

Prezenca e mesfushorit në Europian është në rrezik, ndërsa ditën e sotme lojtari do të bëjë kontrolle mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit. Në rast se Pellgrini nuk do të rikuperohet, Mancini do të ftojë një mes Castrovillit ose Politanos pasi kanë të drejtë që të zëvendësojnë një lojtar të dëmtuar pa startuar ende EURO 2020.

Tags:

Euro 2020

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga