
Portieri Isli Hidi ndërron skuadër, por sërish mbetet në Qipro, ku aktivizohet prej shumë sezonesh. Ai ka lënë Apollon Limasonin dhe ka nënshkruar për Nea Selamina, por detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura. Aventura e parë qipriote e portierit shqiptar i takon sezonit 2008-2009, kur ai firmosi për Alki Larnaka. Më pas është aktivizuar në këtë kampionat me ekipe si Olimpiakos Nikosia, AEL Limasol dhe Apollon Limasol, ndërkohë që ka provuar edhe një përvojë ukrainase. Portieri 35-vjeçar është përfolur shpesh për një rikthim në kampionatin shqiptar, por Hidi duket se do ta mbyllë në Qipro karrierën.
Poll