Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Ishte siklet i madh”, futbollisti i VLLAZNISË flet pas testit për Coronavirus: E neglizhova

Shkruar nga NEWSPORT
“Ishte siklet i madh”, futbollisti i VLLAZNISË flet pas testit

Ndriçim Shtubina ka rezulutuar negative në testin e bërë për Coronavirus. Futbollisti i Vllaznisë ka treguar se i kishte neglizhuar disi masat e marra nga qeveria.

Megjithatë tashmë ai ka një thirrje për të gjithë shqiptarët, veçanërisht sportistët. Në një lidhje me “News 24”, mesfushori shkodran u shpreh:

“Bëra testin për Coronavirusin dhe dola negativ, ishte një lajm i gëzuar për mua. E bëra të isha i qetë për familjen time. Kjo është një situatë që nuk ka të mirë, është e rrezikshme dhe i bëj thirrje shqiptarëve të rrinë në shtëpi.

Të them të drejtën edhe unë vetë e kam neglizhuar pak, por mjekët më kanë thënë që të rri vetëm në shtëpi. Është vërtet një situatë me siklet të madh, sidomos ajo periudha kur po prisja përgjigjen e testit. Një lojtar humb shumë gjëra kur rri në shtëpi, humb stërvitjen dhe merr peshë”, tha Shtubina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga