
Ndeshja mes Bylisit dhe Tiranës (2-1), e vlefshme për Kupën e Shqipërisë vazhdon të diskutohet nëpër studio. Presidenti bardheblu, Refik Halili pati një lidhje me "Procesi Sportiv", ku disa fakte treguan se se asgjë nga ato që thuhet nuk është e vërtetë.
"Më vjen keq që për ekipin tim dhe për veten time sepse kemi bërë një kampionat shembullor. Mllefet që ka për FSHF-në, t'i mbajë për t'a. Unë kam kaq e kaq vite, nuk jam parë në një situatë të tillë. Nëse Gzimi ka prova, le t'i çojë. Klubi jonë nuk është i përfshirë në këtë gjë. Sa i përket Ballshit, nuk kemi lozur me formacion. Nuk më ka pëlqyer loja që ka bërë ekipi. Më kanë njoftuar se ndeshja shkon me shumë gola.
Bastet për 4+? Njerëzit më kanë njoftuar se ka një koeficient në kompanitë e basteve për 4+. Pra, me shumë gola. Koeficienti ka qenë shumë i lartë dhe njerëzit kanë humbur financat dhe kompanitë e basteve kanë dalë me fitim. Nuk u realizua qëllimi, kjo falë Zotit që më ka ndihmuar mua dhe Tiranën, falë edhe Ilion Likës që bëri pritjen e penalltisë. FSHF reflektoi apo jo nuk e di, por u fut në lojë për t'i dhënë ndihmë futbollit shqiptar.
Pse nuk e çon deri në fund, që njerëzit kanë humbur bastet. Zoti na ka ndihmuar mua dhe ekipit tim. Informacionet mund të ua sjell nesër. FSHF reflektoi dhe u fut në lojë. Nuk është realizuar qëllimi i qenve, falë zotit dhe Ilion Likës. Bastet janë shkatërruar. Egzistojnë kamera, kjo dihet", deklaron Halili.