Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ishte afër rikthimit në Serie A, agjenti i Rey Manajt zbulon pse dështoi transferimi te klubi i njohur

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte afër rikthimit në Serie A, agjenti i Rey Manajt zbulon pse

Performancat e tij fantastike në Turqi deri më tani, kanë bërë që Rey Manaj të kishte shumë oferta gjatë kësaj merkatoje dimërore. 15 golat e shënuar në sezonin aktual me fanellën e Sivasspor kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, kryesisht në Itali, ku Manaj ishte shumë pranë transferimit në Serie A.

Diçka të tillë e zbulon vetë agjenti i shqiptarit, Vincenzo Pisacane. Ky i fundit shprehet se Salernitana dhe Manaj praktikisht e kishin mbyllur marrëveshjen, por më pas klubi turk e përmirësoi ofertën për 26-vjeçarin lushnjar.

“Manaj praktikisht e kishte mbyllur me Salernitanën, por më pas Sivasspori pesëfishoi kërkesën fillestare dhe nuk mund të bëhej më fjalë për marrëveshje”, është shprehur agjenti i sulmuesit të Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga