Oscar tashmë 30 vjeç përflitet për mbylljen e aventurës në Kinën e largët për t'u rikthyer në Brazil. Aventura re e ish yllit të Chelsea me shumë gjasë do të vazhdojë tek Flamengo. Një foto e postuar në rrjetet sociale duket që mesfushori e dëshiron një rikthim pas shumë vitesh në vendlindjen e tij.
Oscar ka një karrierë të pasur pasi ka qenë pjesë e Chlesea për 5 sezone duke shënuar një total prej 21 golash me ekipin londinez. Më pas Oskar u transferua në Kinë tek Shanghai dhe pse nuk munguan ekipet elitare në Europë që kërkonin shërbimet e tij. Në Kinë arriti të shënoj 35 gola. Ditët në vazhdim do të jenë përcaktuese për të ardhmen e tij, pasi Shanghai ka dhënë dritët jeshilë për nje transferim të mundshëm.
