
Bëhet fjalë pikërisht për Marcello Troisi, i cili ditën e djeshme është pajisur me licensën UEFA A, duke ndjekur kursin përkatës. Braziliani, i cili tashmë është në rolin e manaxherit te Skënderbeu, duke sygjeruar ose sjellë lojtarë të ndryshëm, ka të drejtojë skuadra të kategorisë së parë, dhe ndihmës-trajner në Superligë. 40-vjeçari ka postuar në mbrëmjen e djeshme foton e diplomimit.
Troisi ishte pjesë e Kukësit në fillim të vitit 2015, por kohëzgjatja e tij nën drejtimin e verilindorëve ishte shumë e shkurtër. Mbetët për tu parë se cili do të jetë destinacioni i ri i brazilianit në Shqipëri, ku tashmë ka mundësinë të drejtojë një skuadër si profesionist.
[gallery columns="1" size="full" ids="14834"]