Kristjan Asllani
Mesfushori i Shqipërisë Kristjan Asllani po rezulton protagonist absolut në ndeshjen Gaziantep – Besiktas, e vlefshme për javën e 32-të në Superligën turke, ndërsa po luhet pjesa e parë.
Pas asistimit në minutën e 8-të, elbasanasi ka realizuar nga penalltia në të 22 minutë.
Mund të thuhet pa frikë, se sfida në fjalë, përkon me paraqitjen më të mirë nga mesfushori kuqezi te “Shqiponjat” e Stambollit, pas largimit nga Torino në merkton e janarit.
Ende nuk ka siguri nëse 24-vjeçari do të qëndrojë te Besiktas në fund të këtij sezoni, apo do gjejë “strehë” të re, pasi klubi i Interit ia ka bërë të qartë shqiptarit se nuk e ka në plane.
Goli i Kristjan Asllanit
Poll

