Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dështim te Bayern Munich! Chelsea do ta shesë, Milan i “shpall luftë” ekipit të Superligës për Nicolas Jackson

Shkruar nga NEWSPORT
Dështim te Bayern Munich! Chelsea do ta shesë, Milan i “shpall
Nicolas Jackson

Nicolas Jackson do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, pikërisht kur i përfundon edhe afati i huazimit. Pikërisht për huazimin e tij, bavarezët shpenzuan jo pak, por 15 milionë euro.

Në krahun tjetër, klubi “pronar” i sulmuesit senegalez, Chelsea kërkoi edhe 60 të tjera për ta lënë të lirë përfundimisht. Një shifër kjo tepër e lartë, duke bërë që Bayerni ta refuzojë.

Largimi i tij nga Chelsea në verë është pothuajse i sigurt, por nuk dihet e ardhmja. Milan ka shprehur një interesim, por jo aq serioz. Klubi që është “sy e veshë” nga lojtari, është Fenerbahce.

Ekipi i Superligës turke sheh te aftësitë e 24-vjeçarit, të duhurat për të përforcuar sulmin. Mbetet të shihet nëse do të kemi përsëri një huazim apo transferim të përhershëm.  

Poll

Lexo gjithashtu