Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ Trajneri Gjoka e ul në stol, ish-trajneri i Kukësit "ul" në kafe Edon Hasanin...

Shkruar nga NEWSPORT

Edon Hasani nuk po kalon një moment pozitiv në këtë fillim sezoni të ri te Kukësi. Mesfushori shkodran është ulur në stol pa asnjë shpjegim, ndonëse nuk ka ndonjë shqetësim shëndetësor, pasi është hedhur në fushë si zëvendësues në takimet e fundit nga trajneri Gjoka.

Një gjë e tillë bën çudi duke ditur faktin se Hasani është një nga lojtarët më me peshë te Kukësi dhe që ka pasur një rol vendimtar në pjesën e parë të sezonit.

Megjithatë, ky moment "jo" për 25-vjeçarin nuk do të thotë se "duhet të ulë kokën" dhe ta përjetojë në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi siç shihet edhe në foton e postuar me ish-trajnerin e Kukësit, Klodian Duro, Edon Hasani duket i qetë dhe i qeshur.

Mbetet për t'u mësuar në vijim se cila është arsyeja që shkodrani nuk po preferohet më si titullar nga trajneri Ernest Gjoka.

hasani

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga