
Në këtë periudhë priten shumë ndryshime te skuadrat, të cilët largojnë lojtarët që nuk i kanë në plane për të përforcuar organikën e tyre me element të tjerë. Nga radhët e Shkumbinit është larguar sulmuesi i njohur.
Bëhet fjalë për Gëzim Hyskën, i cili ka ndarë rrugët me peqinasit. Sulmuesi dhe drejtuesit kanë byllur me marrëveshje bashkëpunimin mes tyre.
Hyska pritet të rikthehet në Kategorinë e Parë, pasi janë disa ekipe që kanë interes për shërbimet e tij. Kujtojmë se në të kaluarën ka mbajtur veshur fanelën e Bylisit, Burrelit, Turbinës, Butrintit, Erzenit, Orikut dhe Dinbamos.
Poll