Zhan Tod është një miqtë e ngusht të Schumakerit. Ai ka qenë shef i tij te Ferrari dhe pas Çmimit të Madh të Monacos, Tod ka dhënë një deklarat befasuese për gjendjen shëndestësore të Schumakerit. Sipas tij ish-piloti Ferrarit është i vetëdijshëm, por thjesht nuk mund të komunikoi si më parë. Piloti gjerman pësoi një aksidentë të rëndë me ski në vitin 2013 dhe prej asaj kohe nuk është parë më dhe në media ka shumë pak informacione rreth shëndetit të tij.
” Jam gjithnjë i kujdesshëm me deklaratat, por është e vërtetë.
E pashë garën së bashku me Shumaker në shtëpinë e tij në Zvicër. Shumaker është në duart më të sigurta, ndërsa ka një përkujdesje të veçantë në shtëpinë e tij. Ai nuk dorëzohet dhe vazhdon të luftojë. Familja e tij po lufton me sa mundet dhe sigurisht miqësia jonë nuk mund të jetë si më parë. Sepse nuk ka komunikim si më parë. Ai vazhdon të luftojë”, tha Tod.