Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“Grupi i Shqipërisë është i bukur”, surprizon ish-mbrojtësi anglez: Italia nuk shkon më shumë se vendi i tretë

Shkruar nga NEWSPORT
“Grupi i Shqipërisë është i bukur”, surprizon
Spain - Kroacia - Italia - Shqiperia

Italia është kundërshtari i parë i kombëtares shqiptare në Euro 2024. Ky duel do të luhet ditën e shtunë në orën 21:00 në “Signal Iduna Park”. Kuqezinjtë bashkë me Italinë bëjnë pjesë në  grupiun B, ku pjesë janë edhe Kroacia dhe Spanja.

Ky grup është cilësuar si më i vështirë, por edhe i bukur sipas ish-mbrojtësit anglez. Jamie Carragher ka dhënë mendimin e tij për këtë grup, teksa surprizon jo pak me deklaratën për Italinë.

Ish-i i Liverpool deklaron se kombëtaraj italiane nuk do të shkojë më shumë se vendi i 3-të në grup, pasi sipas tij nuk është më shumë e fortë.

 “Grupi më i bukur dhe ekuilibruar është ai i Spanjës, Kroacisë, Shqipërisë dhe Italisë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit.Gjithsesi, unë mendoj se në fund do të kualifikohen Spanja si vend i parë dhe Kroacia si e dytë.

Kroatët kanë në ekip një nga futbollistët më të mirë në histori: Luka Modric. Italia do të renditet e treta dhe Shqipëria e fundit. Kam idenë që italianët nuk do të kualifikohen si vend i tretë, ata do të mbeten në grup.

Skuadra e Spallettit do të grumbullojë pak pikë, sepse janë pjesë e një grupi shumë të vështirë.

Anglia? Rrugëtimi ynë do të ndalet në gjysmëfinale, Franca do të na nxjerrë jashtë”, theksoi Carragher.  

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga