
Parma siguroi në sezonin që sapo u mbyll ngjitjen sërisht në elitën e futbollit italian tre vjet pasi preku fundin pas problemeve financiare që e detyruan të zbriste në Serinë D. Pas këtij suksesi ekipi verdheblu ka nisur punën për përforcimin e skuadrës me lojtarë cilësorë për një paraqitje sa më të mirë sezonin e ardhshëm në Serinë A.
Për këtë një nga objektivat më të fundit duket se është sulmuesi i Bolonjës, Mattia Destro. Lojtari 27 vjeçar që më parë ka luajtur me Milanin dhe Romën, duket se pas 3 sezonesh të kaluara me Bolonjën do të largohet nga kjo e fundit ndonëse ka një kontratë të vlefshme edhe për dy sezone të tjera.
Poll