
Antonio Ilieski është larguar nga Vlorë për shkak se do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale. Mbrojtësi ka vendosur që të operohet në Maqedoninë e Veriut, aty ku jeton edhe familja e tij. Lojtari ka pubalgji dhe kohët e fundit ka ndjerë dhimbje.
Pas vizitave të vazhdueshme nga stafi i skuadrës së Flamurtarit është bërë me dije se ish-futbollisti i Kukësit nuk i shpëton dot operacionin dhe ndërhyrja është e pashmangshme. Në këto kushte nuk dihet se cila do të jetë edhe periudha e rikuperimit të lojtarit.
Në këtë rast nuk dihet edhe kur do të mund të rikthehet në fushë dhe tashmë në Vlorë pavarësisht se po presin që lojtari t’i nënshtrohet operacionit për të marrë një vendim, përsëri në horizont duket “divorci”. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi mes palëve.