Ish-kryeministri Sali Berisha njihet për komentet e tij për çdo çështje që shtrohet për debat në Opinionin Publik. Këtë herë Berisha ka zgjedhur që të publikojë një shkrim të bërë nga syri.net , për atë që quhet nga ai ‘’risia më e çuditshme e Kampionatit Europian’’.Bëhet fjalë për ndeshjet që janëq zgjidhur të gjitha me gola në minutat e fundit.
‘’Risia me e çuditshme e Kampionatit Europian!
Publikuar në 10:41, 18/06/2016 nga Syri.net
7 ditë nga starti i Kampionatit Europian është vënë re një risi e çuditshme pasi është cilësuar si turneu i golave në minutat e fundit ose në kohën shtesë.
Gjatë 21 ndeshjeve të luajtura deri tani, në 7 sfida janë përcaktuar nga rrjetat e realizuara rreth minutës së 90-të ose edhe më mbrapa.
Gola në sekondat finale janë shënuar edhe në 6 ndeshje të tjera, që gjithsesi nuk kanë ndikuar për të përcaktuar fituesin, por shërbyen më së shumti për golavarazhin e skuadrave.
Plot 11 gola të shënuar në fund, nga të cilët 6 kanë qenë vendimtare për të përcaktuar fituesin e përballjeve.
Skuadra që ka përfituar më tepër nga kjo statistikë e veçantë e Kampionatit Europian ka qenë Franca të cilët fituan 2-1 në ndeshjen hapëse kundër Rumanisë pikërisht falë golit të Payet në minutën e 89-të. Edhe në përballjen kundër Shqipërisë, Griezmann realizon në minutën e 90’ ndërsa Payet dyfishon shifrat në minutën e 6-të shtesë.
Specialistët dhe analistët sportiv e shpjegojnë këtë trend për shkak të diferencave shumë të vogla mes skuadrave.
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se gjatë këtij Europiani nuk ka skuadra të vogla pasi të gjithë janë thuajse në të njëjtin nivel me diferenca te vogla.’’, mbyll citimin e syri.net deputeti demokrat.