
Dajan Shehi është një nga lojtarët që u largua nga Vllaznia me të përfunduar sezoni. Mbrojtësi duket se më fanelën e shkodranëve i ka dhënë fund edhe aventurës së tij në kampionatin shqiptar.
Sipas “Supersport” 26-vjeçari është shumë afër zyrtarizimit në Rumani. Skuadra e Botosanit i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare dhe tashmë mes palëve po diskutohen edhe detajet e fundit.
Kujtojmë se përveç Vllaznisë, Shehi ka mbajtur veshur në kampionatin shqiptar edhe fanelën e Skënderbeut, Partizanit, Teutës, Besës dhe Elbasanit.
Poll