Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTË/ Hygerta Sako në një rrëfim për familjen, sportin dhe partnerin perfekt, tregon edhe për ftesën nga Maria De Filippi

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTË/ Hygerta Sako në një rrëfim për familjen,

E bukur, e plotësuar në jetën profesionale dhe atë personale dhe e mbushur plot me dashuri, kështu e ka përshkruar jetën e saj, moderatorja dhe një ndër më të bukurat e Shqipërisë, Hygerta Sako.

Ndonëse vitet kanë kaluar dhe tani mbi shpatulla Hygerta mban plot 46 vite jetë, vazhdon të jetë po aq e bukur dhe në formë sa në vitin 1995 kur mbi kokën e saj iu vendos kurora e Miss Shqipërisë. E këtë gjë na i ka vërtetuar edhe me fotot e postuara nga kjo verë e nxehtë, të cilën e ka kaluar sa në jug sa dhe në Tiranë për shkak të disa angazhimeve në punë. Por, kush kanë qenë personat të cilët e kanë shoqëruar ish-missin në këto pushime verore? Këtë dhe shumë “sekrete të tjera”, Hygerta i ka zbuluar për Newsbomb.

Të gjithë e njohim si një nga vajzat më të drejtpërdrejta që ekranet shqiptare kanë prandaj dhe moderatorja s’ ka nguruar të flasë për jetën e saj private, “mashkullin e ëndrrave”, vajzën e saj, madje as dhe për planet për të ardhmen.

INTERVISTA E PLOTË:

Ku i kaluat këto pushime verore dhe nën shoqërinë e kujt?

Këto pushime zgjodha t’i kaloj në Shqipëri, në jug. Fillimisht bëra 10 ditë me familjen, me vajzën dhe mamanë time, 5 ditë i kalova në Bunec është një plazh vërtet i bukur dhe 5 ditë të tjera më pas në Sarandë që është edhe vendi i lindjes së mamasë time. Sigurisht, pushime familjare, të qeta edhe me ndonjë ndërprerje pune në mes, duke qenë se kemi pasur edhe disa transmetime sportive gjatë kësaj periudhe. Por, pata mundësinë që të kaloj më pas edhe tre ditë të tjera me shoqen time të ngushtë përsëri në jug në Palasë dhe Dhërmi, që mund të quhen pushime të sukssesshme, duhet thënë. Dhe tani jam me energji të plota për një sezon të ri.

Dikur, një ftesë e ardhur nga Maria De Filippi për të qenë në  Uomini e Donne u refuzua nga ju, a jeni penduar dhe nëse do të kthehej koha cila do të ishte përgjigjja juaj?

Po është e vërtetë që kam marrë një ftesë nga Maria de Filipi në vitin 2003 për të qenë fronsite dhe e refuzova. A jam penduar ose jo? Të them të drejtën jeta jonë bëhet nga zgjedhjet e momentit dhe nuk e di nëse po të kisha zgjedhur dhe të kisha thënë po do të kishte qenë përgjigjja e duhur apo rruga e duhur që duhet të kisha marrë në jetë. Mos ta harrojmë që nëse do të kisha thënë po në atë vit unë sot nuk do të kisha vajzën time, Anais nuk do të egzistonte dhe kur e mendoj them që kam bërë zgjedhjen e duhur. Edhe nëse do isha kthyer pas në kohë, nuk e di, nuk mund të flas vetëm për një kthim në kohë sepse sigurisht në momente të caktuara bëjmë zgjedhjet tona. E rëndëshme është që mos pendohesh për zgjedhjet që bën dhe të marrrësh jetën ashtu si dhe të vjen.

Jeni cilësuar si një nga miss-et më të bukura shqiptare dhe këtë e ka treguar dhe koha, çfarë mendimi keni për miss-et dhe modelet e ditëve të sotme, të cilat në vend që ti drejtohen palestrës vrapojnë për te kirurgët plastikë?

Ne kemi qenë misse të ndryshme në atë kohë shumë të papërpunuara, shumë bio në kuptimin e plotë të fjalës, mundësitë i kishim shumë të pakta, sigurisht kemi evoluar dhe ne me kohën. Ndoshta kjo kohë që ka ardhur ku ka shumë mundësi na ka gjetur në një moshë më të pjekur më të avancuar, por e rëndësishme për mua është të zgjedhësh të jesh bio sepse bukuria është identitet pra nëse quhesh e bukur që në fillimet e tua je quajtur për këta sy, për këtë hundë, për këtë buzë, trup për ato defekte që ke. Kështu gjithmonë kam qenë me parimin që dua të jem vetvetja edhe me defektet e mia dhe nuk është se kam pak. Sepse kjo është Hygerta, një Hugertë me buzë të fryra ose me një hundë tjetër nuk do të ishte më Hygerta origjinale por një Hygertë tjetër. Sa i përket vajzave që përzgjedhin të shkojnë në kirurgët plastikë unë them se është kompleks. Nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe mendojnë që të përmirësohen. Kjo pastaj është zgjedhja e tyre, nuk i gjykoj, nuk jam dakort por sigurisht secili zgjedh të bëjë atë që do në jetë. Për mua është e rendësishme që me çdo defekt që kemi, në çfardolloj moshe që kemi të ndjehemi mirë me veten, ta pranojmë veten dhe sido që të jemi të ndjehemi të bukura. Këtu nuk po flas për vajza që kanë defekte që realisht mund ti ndikojnë në vetbesimin apo jetën e tyre. Në këtë rast jam pro që të behen ndryshime, por një vajzë e bukur që ja ka dhënë Zoti të bukur falë dhe gjenetikës dhe që të dojë të ndryshojë të bëjë operacione plastike për të qënë akoma më perfekte këtu nuk jam dakort. Për mua bukuria nuk është perfeksioni, janë ato defektet e vogla që të bëjnë ty origjinale, unike, për mua kjo është bukuria.

A është e dashuruar Hygerta, ka një njeri që t’ka vjedhur zemrën?  Kush mund të ishte partneri ideal për ju?

Shpesh ma bëjnë këtë pyetje, madje ka shumë komente në rrjetet e mia sociale që më thonë ‘e mjaft tani gjeje një burrë’. Më vjen sinqerisht për të qeshur kur i lexoj. Nuk jam e dashuruar për momentin, sigurisht jam e hapur pse jo, nëse do të ishte dikush që plotëson kriteret dhe standartet që unë kërkoj te një mashkull. Patjetër që edhe unë kam kriteret e mija, më pëlqen të jetë inteligjent, me humor, që të jetë vërtet elokuent që biseda me të të jetë një sfidë më vete. Pastaj për çështje pamje nuk kam disa tipare të caktuara. Sigurisht që më pëlqen të jetë i ndërtuar i suksesshëm në profesionin e tij. Këto do të ishin tiparet që do të më pëlqente, sigurisht që akoma nuk ka mbërritur, nuk e ka gjetur rrugën (qesh). Megjithatë nuk shqetësohem aspak, nëse është e shkruar që dikush do të vijë, do të vijë unë për momentin jam e lumtur me jetën time. Nuk e gjykoj që femra të ketë një mashkull në krahë që të quhet e kompletuar. Unë kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën time që është motivi më i madh që kam në jetë. Kam një profesion që e dua shumë, një punë që e dua shumë, kam miqtë e mi shumë të afërm, mundohem ta shijoj jetën në maksimum me ato mundësi që kam. Patjetër mund të quhem e dashuruar me jetën dhe familjen time dhe kur të jetë momenti kur ta ketë shkruar Zoti mbase edhe unë do të jem çift.

Cili është “sekreti” i bukurisë, a ka ndonjë kurë “magjike” që Hygerta ndjek për të qenë gjithmonë më në formë?

Në fakt nuk kam asnjë sekret të jashtëzakonshëm. Në radhë të parë kam një gjenetikë shumë të mirë dhe kjo është arsyeja kryesore që ngjaj më e re për moshën që kam. Pastaj ka të bëjë edhe fizionomia, tiparet që një person mund të duket më i vjetër apo e re. Unë kam ato tipare që kur qesh dukem më e re seç jam. Edhe kujdesem për veten, mundohem të bëj aktivitet sportiv sa herë kam mundësi. Mbaj një regjim të kujdesshëm jo strikt por kam ndarë ato ushqime që  më bëjnë mirë dhe ato që më bëjnë dëm. Nuk abuzoj me alkoolin, nuk pi, pi vetëm verë të bardhë me raste. Nuk ha ëmbëlsira, vetëm me raste. Nuk rri natën vonë shpesh, në përgjithësi kaloj drekën dhe darkën me familjen. Është një jetë e shëndetshme, pa abuzime që më ndihmon të mbaj sa një formë më të mirë. Kujdesem edhe për lëkurën dhe trupin me produkte të mira sepse sigurisht mosha bën të veten, unë nuk jam ufo. Patjetër edhe te unë kanë filluar shenjat e moshimit dhe mundohem ta ndihmoj me produkte jo të jashtëzakonshme por një kujdes rutinor të përditshëm për të ruajtur, për ta ndihmuar lëkurën të jetë në një cilësi sa më të mirë. Këto janë sekretet e mia, nuk kam ndonjë sekret të jashtëzakonshëm për ta ndarë me të tjerët.

Nga të gjitha miss-et përgjatë gjithë këtyre viteve, sipas jush kush e ka merituar plotësisht atë kurorë?

Unë them që të gjitha e kanë merituar kurorë, patjetër që po. Patjetër që kanë vlera, janë të bukura, kanë cilësi të tjera përveç bukurisë, kështu që gjithësecila që e ka vënë në krye kurorën e më të bukurës shqiptare e kanë merituar plotësisht. Pastaj kanë rezituar kohës në kuptimin që të jenë afër publikut është tjetër gjë , pasi kjo është një zgjedhje. Dikush ka pasion siç jam unë televizion dhe kjo më ka bërë që të jem afër publikut dhe duket sikur i kam rezituar kohës por në fakt ka shumë vajza të tjera të bukrua misse, që kanë zgjdhur të jenë juriste, ekonomiste, apo çfarë do lloj pozicioni tjetër që të jenë larg syrit të publikut, por vazhdojnë të jenë po aq të bukura. Edhe pse ndoshta në një moshë të caktuar kanë krijuar familje, janë bërë nëna, por fakti që janë larg syrit të publikut duket sikur kanë humbur. Kështu që them të gjitha vajzat, jo vetëm ato që kanë fituar por dhe shumë të tjera janë shumë të bukura dhe e kanë merituar plotësisht për të qenë më të bukurat.

Çfarë plane keni për të ardhmen, e keni menduar ndonjëherë të braktisni gazetarinë sportive dhe të pozicionoheni diku tjetër, qoftë dhe në politikë?

Planet e mia për të ardhem janë të vahzdoj të bëj këtë profesion që bëj dhe sot. Të jem afër futbollit edhe zhanereve të tjera të televizionit, patjetër, por patjetër pranë futbollist që është një pasion më vete. Nuk e kam menduar ndonjëherë veten në politikë, smund të them që kurrë nuk do e bëj sepse edhe mund të ndodhë por për momentin nuk e shoh veten për të qenë pjesë e politikës. Nuk është se e dua shumë politikën, të paktën këtë politikë që është sot për sot në Shqipëri. Unë mund të isha ajo politikania idealiste që dëshiron të bëjë më mirë për kombin popullin edhe kam përshtypje që nuk do të funksiononte. Që kështu më mirë të rri këtu ku jam në një profeison që e dua dhe e di që e bëj shumë mirë. Sesa ti hyj një rruge që kam përshtypje se nuk do isha aspak e suksesshme pasi do të isha një politikane ndryshe.

Kujt oferte s’mund të qëndroje pa i rezistuar dhe do i thoje “Po” pa u menduar?

Tani që e mendoj, nuk di Festivalit nuk do i thoja kurrë jo. Por festivali është nje event momental që mbaron. Sigurisht asnjë oferte që ka të bëjë me prezantimin dhe eventet e rendësishme nuk  do i thoja jo, kjo është pak por e sigurt. Por që të kem ndonjë diçka ëndërr që duhet patjetër dikur në jetë ta realizoj nuk do i thoja jo, por nuk më vjen diçka në mendje. Kam bërë gjëra shuëm të bukura dhe do shpresoj që do të vazhdoj të bëj akoma dhe më shumë gjëra të bukura. Çdo gjë që ka të bëjë me profeisonin tim padiskutim që nuk do i thoja jo, edhe në gjuhë të huaj!

Ju jeni nënë e një vajze, dëshironi që vajza të ecë në hapat e tua, të ndjekë botën e televizionit, modës apo dëshironi diçka tjetër për të?

Vajza ime që e vogël fare nuk e ka dashur fushën time, nuk ka dashur të jetë pjesë e televizionit, modës, spektakleve. Jam munduar ta marr gjithmonë nëpër koncerte, festivale, nuk ka ardhur asnjëherë me dëshirë dhe kur arriti në një moshë të caktuar smund ta merrja me zor. E kam marrë edhe në stadiume, përsëri edhe futbollin nuk e deshi kurrë, edhe nga kjo hoqa dorë. Ajo ka një dell artisitik, pikturon bukur, i pëlqejnë gjërat artisitike, por nuk ka pasionet e mia. I pëlqen psikologjia, i pëlqen interior design, i pëlqejnë të drejatat e njeriut që kështu besoj që do të ndjekë një fushë që nuk ka të bëjë me profeisonin e nënës së saj. Për mua e rëndësishme është që ajo të bëjë një profesion që ajo ta dojë, ta bëjë me pasion dhe të jetë e sukseshme mbi të gjitha. Për mua kjo është e rëndëishsme që ajo të bëjë atë që do, dhe jo atë që dua unë.

//Françeska Kordalli

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga