Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Vendi i 3 në kampionat, rrëfehet talenti shqiptar, KUMANAKU: Meritonim më shumë, dua të luaj për TIRANËN

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Vendi i 3 në kampionat, rrëfehet talenti shqiptar,

Këtë sezon futbollistik Albpetroli në Grupin B të Kategorisë së Dytë ka arritur të bëjë mirë, duke u renditur në vendin e 3-të, pas Devollit dhe Shkumbinit. Një ndër lojtarët më kryesor të kësaj skudra ka qenë edhe Kejsion Kumanaku, i cili ka luajtur 16 ndeshje që nga minuta e parë dhe ka shënuar 6 gola.

Në një intervistë për newsport.al, Kumanaku është shprehur se meritonin një vend më të mirë në renditje, pasi kanë dhënë maksimumin në çdo ndeshje.

Më tej, 20 vjeçari zbulon se për cilën skuadër do të dëshironte të luante në Superiore.

Kejsion, si ishte për ju ky sezon futbollistik?

Ky ishte një sezon shumë i mirë për mua në aspektin personal, sepse mora minutazhin e duhur dhe mundova të bëja sa më mirë punën time në shërbim të ekipit.

Albpetroli e ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë. Mendoni se skuadra juaj ka merituar diçka më shumë, apo jeni të kënaqur në këto kushte?

Po  e  vertet  qe  këtë  sezon  e  mbyllëm  në  vendin e 3, por  meritonim  më  shumë, sepse  kemi  bërë  maksimumin  në  çdo  ndeshje  që  kemi  luajtur. Pa  dyshim  që  meritonim  më  shumë sepse  ekipi  Albpetrolit  është  një  ekip  i  madh  dhe  me  emër  dhe  e  meriton  të  ngjitet  në  një  kategori  më  lart,  sepse  i  ka  të  gjitha mundësitë.

Keni pasur një vend bazë në formacion dhe keni shënuar 6 gola. A i keni arritur objektivat tuaj personal?

Po  kam  luajtur  në  formacion  gjatë  këtij  sezoni dhe  kam  shënuar  6 gola. Do të thoja që i  kam  arritur  objektivat.  Çdo  futbollist  do  që  të  japë  më të mirën në fushën e lojës dhe të  shënoj  sa më shumë, por kaq ishte e shkruar të shënoja dhe jam i kënaqur që jam mundur me golat e mi të  ndihmoj ekipin.

Këtë sezon keni luajtur si mesfushor, por edhe si sulmues. Cili rol është më i vështirë në fushën e lojës?

Mendoj që sulumes është roli më i vështirë, sepse je pika referuese e dkipit dhe je ti ai që je më afër portës për të finalizuar dhe për të bërë më të mirën për ekipin. 

Ku e shikon veten Kejsioni në sezonin e ardhshëm?

Për momentin kam marrë pushimet nga klubi, por besoj se për sezonin e ardhshëm do jem pjesë e klubit të Albpetrolit.

Nëse do zgjidhje të luanit në Superiore, cila do të ishte ajo skuadër?

Ekipi që unë do zgjidhja të luaja në Superiore, do ishte Tirana, sepse është një klub me histori në futbollin shqiptar, pavarësisht pozitës që ndodhet për momentin.

Kush janë objektivat e Kejsionit në të ardhmen si lojtar?

Objektivat e mia si lojtar janë që të stërvitem sa më shumë dhe me besim e sa më shumë punë. Unë besoj se do arrij në majat e futbollit shqiptar.

/Nazif Zylali/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga