Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ "Tifozë, ju jeni zemra e PARTIZANIT", Labinot IBRAHIMI në delir para derbit: E majta e frikshme e TRASHIT "çan" rrjetën bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ "Tifozë, ju jeni zemra e PARTIZANIT", Labinot

Është një nga lojtarët që ka provuar aromën e derbit, është emocionuar teksa parë veten i rrethuar nga uragani i kuq. Labinot Ibrahimi, një nga personazhet më të dashur për tifozërinë e Partizanit rikthehet të flasë për Newsport.al në prag të derbit kundër Tiranës.

Këtë sezon po luan në Superligën e Kosovës, si i thonë: Një sy dhe një vesh e ka nga kryeqyteti i Shqipërisë. Ai analizon shkurtimisht sfidën e ditës së nesërme, jep mendimin e tij për futbollistët që mund ta zgjidhin takimin si në fund ka një mesazh për tifozët e kuq.

- Labinot, të premten derbi i radhës. Si e parashikon?
Çdo derbi ka rëndësinë e vetë, por ky i radhës është shumë i veçantë duke qenë se luhet në një stadium "gjigant" siç është "Air Albania Stadium".

- Partizani vjen pas humbjes në Ballsh, Tirana pas disfatës ndaj Kukësit. A do të jetë pikë kthese për dy ekipet?
Të dy ekipet vijnë nga humbjet, por derbi i ka të tre rezultatet pasi nuk shikohet si shkoi ndeshja e fundit. Aty jepet maksimumi dhe luhet sikur të jetë sfida e fundit e kampionatit. Të "karikon" aq shumë sa që harron se është vetëm një ndeshje. Por, unë besoj dhe shpresoj se Partizani nuk do ta prishë ecurinë në derbi dhe do të fitojë si gjithmonë.

- Me Gegën, Partizani doli kampion, me Lerdën të kuqtë janë në vend të parë. Cilin trajner zgjidhni?
Profesor Gega ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. Jo rastësisht u shpallëm kampionë, pasi solli një frymë shumë pozitive në klub, por edhe te ne. Edhe profesor Lerda po bën një punë të mirë mirë. Jo rastësisht janë në vend të parë.

- Një nga lojtarët kyç të derbit, Esat Mala është jashtë...
Ata janë çështje që i përkasin klubit dhe lojtarit. Vlerat e Malës dihen tashmë, por e theksoj se është mes tyre kjo çështje.

- Mungojnë Telushi dhe Broja. A do të jetë e vështirë për Lerdën t'i zëvendësojë?
Do të jenë mungesa shumë të rëndësishme që të tre, pasi dihen vlerat dhe cilësitë e tyre. Por mendoj se çdo futbollist që do të hyjë në fushë, do të japë maksimumin e tij.

- Kush e zgjidh këtë supersfidë?
Derbin do e zgjidhë Asani, Çinari dhe Bardhi. Por, nuk duhet përjashtuar ndonjë e majtë e frikshme nga Lorenc Trashi.

- Çfarë mendon se nuk shkon te Tirana?
Kam qëndruar për disa vite në kryeqytet. Ambientin bardheblu të them të drejtën s'e njoh dhe s'më ka interesuar asnjëherë pasi kishim vëmendjen maksimale vetëm te Partizani jonë.

- Mesazh për tifozët?
Tifozëve u bëj thirrje që ta mbushin stadiumin dhe të përkrahin skuadrën siç ata dinë, pasi janë lojtari i 12-të dhe zemra e ekipit. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga