Në orën 18.00 luhet Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit (Air Albania). I ftuar në Sport Time në Supersport është Saimir Patushi, ish lojtari i bardhebluve. Patushi pohon se mungesa e tifozëve është një minus i madh, pasi vetë ata i japin hijeshi takimit. Diçka u tha edhe për lojtarët bardheblu, ku sipas tij duhet të përfaqësojnë denjësisht fanellën e Tiranës.
”Për hir të së vërtetës, në një stadium pa tifoz, është vetëvrasje. Ky është derbi më i shikueshëm. Vetë lojtarët, të kesh një stadium bosh, edhe shpirtërisht e përjetojnë keq. Në nëj stadium që nuk dëgjon spektator, është e kot. Grinta e vetë lojtarëve është spektatori.
Pra, ajo i jep domethënie. Kur bëhet fjalë për tifozët, munegsa e tyre është një minus. Unë i kam përjetuar. Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme që e përjetonte i gjithë populli shqiptar. Interesimi nga ana e publikut ka qënë i jashtëzakonshëm. Të ardhurit dhe të larguarit nuk mund të bëhen tironc të gjithë, si Ngoo. Të ekipi i Tiranës duhet të përfaqësojnë të gjithë atë fanellë.
Karriera ime ka qënë hapi i parë i Superligës. Nuk e ndjeja shumë. Kur arrita te Tirana, ishte gjë tjetër pastaj.E rëndësishme është të fitosh. Kur kishim në mendje derbin, e përjetonim dy tre javë para. U përgatiste shumë edhe nga tifozëria. Më mirë humbje kampionatin, sesa derbin. Kjo na ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës tonë. Po ta pyesësh tifozërinë bardheblu, të linin të humbisje kamponatin, por jo derbin. Më mirë pranonin humbjen me ekip inferior, sesa derbin.
Unë kam qënë pjesë edhe e Vllaznisë. Ta përjetosh me Vllazninë është ndryshe. Unë nuk kisha parë stadium të tejmbushur si ajo e Vllaznisë. I bashkohet edhe Vllaznia pjesës së derbit. Ka patur shumë episode. Derbi është i jashtëzakonshëm.
Në një rast, në derbin Roma-Lazio i kishin këpucët e ndryshme, një të bardhë e një të kuqe. Shkuam në dyqan dhe gjetëm dy palë dhe i kombinuam, pra për këpucë të kuqe. Unë e di që dy trajnerët janë afër njëri tjetrit. Po ta shikosh aty janë bardheblu. Mund të thuash që në thonjëza janë trajnerët e ekipeve, por pas ndeshjeve janë miq të njerit tjetrin. Gjëndja e stadiumit është e dobët. Stadiumi i Tiranës është në gëndje shumë të mirë. Ka dy muaj që aty nuk luhet.
Conference League? Është një plus për futbollin shqiptar. Federata duhet të marrë menaxhimet dhe plotësimi i të gjitha parametrave. Për hir të vërtetës, duhet të ishte fusha më e mirë. Urojmë që të hiqet Pandemia sepse nuk është vetëm futbolli. Derbi do ishte më mirë sikur të kishim sportdashës” – Tha Patushi.