Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Intervista/ Stivi Frashëri rrëfen të pathënat: Maganit i kërkoj ndjesë!

Shkruar nga NEWSPORT

Stivi Frashëri është portieri më i ri që i është bashkuar Flamurtarit gjatë merkatos së verës. Ish-"gardiani" i portës së Bylisit dhe Tiranës tashmë ka zgjedhur që në karrierën e tij të përfaqësojë një tjetër klub me emër në kampionatin tonë, por që mbetet që të hidhet firma në kontratë dhe ai të quhet zyrtarisht kuqezi.

I kontaktuar nga "newsport.al", korçari 26-vjeçar, i cili ka luajtur për të gjitha stadet e kombëtares, tregon diçka nga karriera e tij, ndërsa sqaron dhe marrëdhëniet me trajnerin Gugash Magani, i cili e ka udhëhequr edhe te Tirana.

[caption id="attachment_29993" align="alignleft" width="300"]stivi Stivi Frashëri kur luante për Bylisin[/caption]

Ai e nis prononcimin e tij duke u bazuar tek eksperienca në Greqi në radhët e Aris-it të Selanikut, aty ku ka luajtur për ekipet U-17 dhe U-19 të saj, para se të bashkohej me Bylisin. "Që të jemi të qartë, niveli i viteve të mëparshëm në futbollin grek ka qenë shumë i lartë, si nga infrastruktura, ekonomia, trajnimi dhe mënyra e lojës. Duke e krahasuar me nivelin e futbollit të tanishëm në vendin tonë, mund të them se dy apo tre ekipe stërviten në një formë të mirë. Kujtoj që në atë periudhë kur unë kam luajtur atje, për një problem rrogash për punë ditësh apo maksimumi një muaj, bëhej nami. Në Greqi nuk vonoheshin rrogat" thotë Frashëri. "Kërkueshmëria në stërvitje ishte shumë ndryshe. Trajnerët në Greqi të merrnin frymën".

Stivi, ju keni luajtur për Bylisin, Tiranën dhe më pas patët një rënie, çfarë ndikoi?

Rritja, karriera e një lojtari ka ngritje dhe ulje. Rritja erdhi atë kohë si rrjedhojë e një pune të palodhshme ndër vite dhe përfitova ato fryte. Kur isha te Bylisi arrita të bëhesha kapiten i Shqipërisë U-21, por me kalimin te Tirana m'u dha mundësia që të luaja për kombëtaren.

[caption id="attachment_29995" align="alignleft" width="300"]Stivi Frashëri kur luante te Tirana Stivi Frashëri kur luante te Tirana[/caption]

Të vjen që ke pësuar këto që tashmë kanë kaluar?

Pendohem për gjëra që unë mund t’i kisha bërë ndryshe. Për kombëtaren nuk më vjen keq. Është bërë më tepër politikë, sesa te këmbët e një lojtari. Me ato që po ndodhin gjatë ditëve të fundit, nuk është se kam nonjë kuriozitet të madh.

Ku e shikon veten në kampionatin shqiptar tani që je pjesë e Flamurtarit?

Ka emër si skuadër. Ndoshta ka emër më shumë se Kukësi apo ekipe të tjera në vendin tonë, sepse ka vite dhe suksese të mëdha. Për momentin nuk kam një pakt konkret, të cilin pres që ta finalizoj këto ditë, por është kënaqësi të luash me këtë fanellë.

Maganin e ke pasur trajner te Tirana, si je ndarë dhe si e pret përballjen me të?

[caption id="attachment_29996" align="alignleft" width="300"]Stivi Frashëri, kapiteni i kombëtares U-21 Stivi Frashëri, kapiteni i kombëtares U-21[/caption]

Dua ta falenderoj trajnerin Magani, sepse shkaku që unë jam pranë Flamurtarit është dhe ai vetë. Dua të falënderoj dhe drejtorin sportiv të kësaj skuadre. Siç e përmenda më lartë, nuk e mendoja se do kisha ikur aq thellë e aq poshtë. Nëse Magani ka mbetur i zhgënjyer te Tirana, është faji im. Te Flamurtari dua të jap maksimumin që ai të njohë Stivin e vërtetë. Nuk kemi konflikte dhe është person që dua ta marr shembull, sepse ai të frymëzon për mirë. Dua t'ia shpërblej për mundësinë që po më jep dhe dua ta falënderoj.

Jeni vetëm 26 vjeç, ndërsa shohim Shehin që është afro 39 dhe luan në Kombëtare, ju mendoni se do riktheheni?

Asnjëherë nuk i dihet. Të them të drejtën, nuk është ajo gjëja që dua për momentin. Nuk është te krahasimi me Shehin, që është 39 vjeç. Synimi im tani është që të shihni Stivin që keni parë te Bylisi para se të shkoja te Tirana. Synimi i madh është që të iki jashtë. Nëse vjen ftesë nga kombëtarja, do të ishte e përkryer.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga