Nëse është një ëndërr mos e zgjoni! Një gol në miqësoren kundër Fenerbahçes dhe më pas një interesim nga klubi turk.
Sulmuesi i Partizanit, në pronësi të Kievos është padyshim pasqyrimi i vërtetë i shprehjes: puna shpërblehet.
[caption id="attachment_73791" align="alignleft" width="300"] Ekuban kur hidhte firmen per Partizanin ne merkaton e veres 2016[/caption]
Ekuban tani vëzhgohet nga Fenerbahçe, ndërsa tifozët e klubit turk janë mahnitur prej tij, aq sa kanë hapur një hashtag në rrjetet sociale: #Calebekubanfenere, duke shprehur pëlqimin e tyre për ta pasur në ekip.
Ndërkohë, Ekuban nuk ndalet në Superligë dhe shënon gola të rëndësishëm për Partizanin. "Kam përparuar shumë dhe jam i kënaqur, sepse po më ecën mirë. Është një eksperiencë e re. Nuk e prisja të më ecte kaq mirë, vërtetë", thotë Kaleb Ekuban në një intervistë për TuttoMercatoWeb.
-I shënuat Fenerbahçes dhe tani klubi turk interesohet për ju...
-Vërtetë e mrekullueshme. Por për momentin janë thjesht zëra. Nëse do të vinte një ofertë konkrete do të ishte çmenduri. Më vjen mirë për këtë interesim dhe vlerësim ndaj meje.
-A është Superliga Shqiptare një vitrinë?
-Thuhet se është një kampionat jo shumë i fortë. Normalisht edhe mund të jetë kështu nëse e krahason me Serinë A. Por, është më mirë se në Serinë B. Superliga Shqiptare nuk ka nivel aq të ulët sa thuhet. Përkundrazi! Mjafton të shohësh përballjet kundër skuadrave të huaja dhe e kupton se kam të drejtë. Superliga nuk është një kampionat i dobët.
-E mendoni kthimin te Kievo?
-Seria A është një ëndërr që kur kam qenë fëmijë. Kievo ka një ekip shumë të mirë dhe ka siguruar mbijetesën në kampionat. Shpresoj të luaj në Serinë A. Do të ishte mirë për mua, por edhe për Kievon.
-Idhulli juaj?
-Nuk luan në Serinë A, por në La Liga. Bën gjëra të mrekullueshme. Lionel Mesi.
[caption id="attachment_75113" align="alignleft" width="277"] Faksimile e intervistes se Kaleb Ekuban per TuttoMercatoWeb[/caption]
-Cili sulmues të pëlqen në Serinë A?
-Beloti i Torinos po bën gjëra të mrekullueshme. Por, preferoj Kaliniç të Fiorentinës.
-E ardhmja juaj, cila do të jetë?
-Seria A. Mendoj për atë kampionat që kur kam nisur të luaj futboll.
-Me cilin futbollist do të doje të luaje?
-Në "fantacalcio" kam Suson e Milanit dhe Politanon e Sasuolos. Nëse më duhet të zgjedh, do të thoja Suson.
-Objektivi personal i juaji me Partizanin në këtë sezon?
-Zakonisht thuhet që të shënoj një sasi golash me dopio shifër. Jam afër këtij synimi, sepse kam shënuar 9 herë në kampionat. Ndaj do të thoja, sa më shumë të mundem./ TuttoMercatoWeb/ Përshtati NEWSPORT.AL