[caption id="attachment_180675" align="alignleft" width="176"] Ftesa nga FSHF-ja për Albionin[/caption]
Është vetëm 14-vjeç, por tashmë ka marrë një ftesë nga Kombëtarja shqiptare U-15. Albion Aliji, talenti i skuadrës së Brondbyt është gati për t'u provuar për grumbullimet e kuqezinjve në Zvicër. Luan si mesfushor dhe një "Taulant Xhaka" i ri po bëhet gati për Kombëtaren.
Në një intervistë ekskluzive për newsport.al është rrëfyer babai i tij, Bashkim Aliji. Fillimet, peripecitë dhe dëshirat për të ardhmen janë treguar në intervistën e mëposhtme.
- Bashkim përshëndetje! Tashmë djali juaj është ftuar nga Kombëtarja për grumbullimet që do të bëhen në Zvicër. Si ndiheni për këtë fakt dhe a mund të na thoni diçka më shumë për të gjithë ata që nuk e njohin Albionin?
Faleminderit për intervistën. Është e vërtëtë, djali im është ftuar nga kombëtarja shqiptare për grumbullimet që zhvillohen në datë 16 dhjetor në Zvicër. Atëherë po iu flas pak për Albionin. Në moshën 5-vjeçare ai filloi të luajë me skuadrën amatore të Ballerup Skovlunde. Aty vijoi deri në moshën 12 vjeç.
Më pas u ftua nga Akademia e Barcelonës që u hap në Danimarkë në vitin 2015. Në këtë grup u përmirësua shumë dhe u bë kapiteni i grupit të tij, U-13. Drejtori sportiv, Carlos Martin ishte shumë i kënaqur me paraqitjet e tij. Në mbledhjen e fundit të bërë atëherë më tha: "E shof se djali yt ka shumë talent. Sa herë kap topin e di që do të ndodhë diçka e bukur". Por, vetëm një sezon ndenji te Barcelona, pasi ekipi i Brondbyt e kërkoi në ekipin e tij. Tani bën 2 vite që luan atje.
- Talentet shqiptarë janë të shpërndarë nëpër botë. Kë falënderoni për ftesën e marrë nga Albioni?
Fillimisht dua të falënderoj atë që me punë dhe përkushtim po arrin të na bëjë krenarë të gjithëve. Sigurisht një falënderim i madh shkon edhe për scoutet të cilët punojnë për Federatën Shqiptare të Futbollit.
- Pozicioni natyral i Albionit në fushë, cili është?
Ai luan si mesfushor me numrin 10 dhe luan me numrin 8, edhe 6 defenziv.
- Bashkim, pse djali nuk vazhdoi me Barcelonën, një klub me kaq emër?
Ai nuk vazhdoi sepse Akademia sa qe hapur. Nuk pati sukseset qe kishim pritur. Edhe skuadra e Brondbyt ishte shumë e interesuar për Albionin dhe ata e thirrën të luajë për të.
- Në një të ardhme ku e shikon djalin tuaj?
Dëshira e tij është edhe dëshira ime. Ai do të luajë për skuadrën e madhe të Barcelonës.
- Duke qenë se kjo intervistë është disi ndryshe. A mund të na tregosh sa e vështirë është të përballosh të gjitha s
[caption id="attachment_180677" align="alignleft" width="300"] Babai i Albionit, Bashkim Aliji[/caption]
hpenzimet e tij? Jo vetëm kostot financiare, pasi futbolli mbi të gjitha do kohë...
E vërtetë kjo që sapo thatë. Koha është ajo që duhet së pari. Rruga deri atje është e gjatë. Ka shumë shpenzime, pasi çdo ditë jemi të angazhuar me të, në 5 ditë në javë. Bëjmë përafërsisht 19 kilometra në ditë. Ndërsa për koston financiare, nuk është shumë e madhe pasi një pjesë të mirë të shpenzimeve i heq ekipi i Brondbyt.
- Krahas futbollit, Albioni duhet të ndjekë edhe shkollën. A mund t'i përballojë ose më saktë, a i bën dot të dyja shumë mirë?
Po normal është shumë i angazhuar. Por, është në shkollën fillore dhe nuk është aq e vështirë, edhe me shkollën është mirë. Edhe ata e mbështesin, kur ka udhëtime me skuadrën i japin leje pa problem.
- A beson se Albioni në një të ardhme do të jetë pjesë e Kombëtares së Madhe?
Po kismet. Shpresojmë dhe besojmë se po.
- Me cilin prej lojtarëve të Kombëtares të ngjan djali juaj?
Ka një grintë si Taulant Xhaka. Këmbëngulës dhe gjithmonë për të dalë ai fitimtar.
- Ai është vetëm 14-vjeç. Por, nëse do të ftohej nga ndonjë përfaqësuese tjetër, ç'zgjedhje do të bënte?
Dëshira e tij është: Të përfaqësojë KOMBËTAREN SHQIPTARE! / Retin TOKA/