
Enea Jorgji ka folur për situatën që ka kaluar futbolli në vend prej pandemisë COVID 19. Arbitri i njohur i FIFA-s, i vlerësuar si një nga më të mirët në Shqipëri ka dhënë një intervistë për emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” të Televizionit Skampa.
Elbasanasi ka prekur çdo temë për futbollin, ndërsa s’e fsheh emocionin teksa shprehet se pas pak ditësh do të zbresë në fushë. Në fund tregon dhe skuadrat për të cilat bën tifo në Europë, por edhe në Shqipëri.
“Futbolli përfshin masë të gjerë të njerëzve që e mbështesin dhe e përkrahin. Reflektimi ka qenë i dukshëm. Mungesa e tij ka bërë që njerëzit, ata të cilët e ndjekin me pasion të ndihen bosh në këtë drejtim. Ka shumë tifozë, sportdashës, futbollistë. Janë shumë njerëz që marrin pjesë në një veprimtari futbollistik. Dashje pa dashje, impakti i një ndeshjeve të paluajtura është shumë i madh.
FSHF-ja ka qenë në diskutime të vazhdueshme me Ministrinë e Shëndetësisë. Që nga dje kanë nisur stërvitjet në grup dhe jo më individuale. Kjo do t’i krijojë kushte lojtarëve për të qenë gati. Rifillimi është vendosur në datën 3 qershor. Kështu që në më shumë se 10 ditë do të shohim ndeshje të kampionatit shqiptar.
- Si do të jenë kushtet?
Besoj se përderisa është vendosur 3 qershori, janë konsideruar të gjitha
kushtet dhe faktorët. Mendoj se do të jemi gati për ta përballuar këtë sfidë brenda
sfidës. Si Gjermania duke u përshtatur me kushtet tona, do të jemi gati për të
rifilluar sezonin e ndërprerë.
- A jeni ju më të mbrojtur nga COVID 19?
Qasja besoj është njësoj. Nuk ka ndonjë ndryshim shumë të madh. Arbitra janë
katër në fushë ndërsa lojtarë janë më shumë. Por detyra që kemi me futbollistët
dhe zyrtarët e ndeshjes s’na bën ne më të largët me ta. Kemi distancë por
faktet janë po aty. Do të detyrohemi të bëjmë punën tonë. Lojtarët dyluftojnë.
Dinamika është e vazhdueshme. Kështu që besoj do të ketë momente që do të
ndeshemi afër lojtarëve. Nuk besoj se do të ketë protesta, por edhe ajo ka
emocionin e saj. Mezor do i presim futbollistët t’na vijnë përballë.
- Jeni stërvitur?
Po, jemi përshtatur. Shpesh herë në kushte shtëpie duke ndjekur edhe Genin, por
që me lirimin e masave edhe ne kemi dalë në terren, aty ku e kemi përgjithësisht
më të lehtë për t’u stërvitur. Kemi filluar normalitetin. Për aq kohë sa kemi në
dispozicion, do të arrijmë në nivele optimale.
- A është e mjaftueshme koha për t’u stërvitur?
Mendoj që koha nuk mund të them se është nga më të mirat, por është e mjaftueshme
për t’u stërvitur për të përballuar edhe këto javë të mbetura të kampionatit
shqiptar.
- Si të duket që do të luhet pa tifozë?
Sigurisht që tifozët janë bukuria në shkallët e stadiumit. Janë bukuria e
momentit të golit, kur anulohet një gol. Janë ata që e sjellin brohorimën dhe
ovacionin. Do të jetë një ambient apatik. Tanimë jemi të detyruar të pranojmë këtë
fakt. Do të respektojmë rregullat që janë vendosur. Të shikojmë situatën me
syrin pozitiv. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, shpresoj t’i kemi ata tifozë
në shkallët e stadiumit.
- Sa ju ka munguar futbolli?
Kjo është normale. Edhe ju po t’iu lësh pa ekranin, besoj do e ndjeni.
- Me kë skuadër je tifoz?
Unë bëj tifo me skuadrën e arbitrave. Jam tifoz me Milanin. Në Shqipëri thashë jam me arbitrat sepse më duket ekipi më i mirë.