Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ "Korçari" NIMAGA zbulon skuadrën më të mirë në Shqipëri: Vajzat shqiptare janë të bukura

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ "Korçari" NIMAGA zbulon skuadrën më

Bakary Nimaga është një ndër mesfushorët më të mirë në Kampionatin Shqiptar.

23 vjeçari nga Mali, që prej 5 vitesh është pjesë e ekipit të Skënderbeut, duke u bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për korçarët.

Mesfushori prej 5 vitesh jeton në në Korçë dhe ka krijuar një lidhje të veçantë me qytetin.

Në një intervistë për Newsport.al, Nimaga flet për jetën në Shqipëri, të ardhmen e tij, gjëndjen e Skënderbeut dhe në fund komplimenton dhe vajzat shqiptare.

Intervistoi: Klevin Muka

- Si po shkon aventura juaj te Skënderbeu?

Çdo gjë po shkon shumë mirë këtu. Jemi në një formë shumë të mirë. Gati për ta rifilluar kampionatin.

- Si është gjendja e klubit?

Gjendja është shumë e mirë. Skënderbeu është ekipi më i mirë në Shqipëri, që prej disa vitesh. Kushtet janë të mrekullueshme. Ka një menaxhim shumë të mirë dhe staf shumë të mirë, duke nisur që nga presidenti, drejtorët, doktorët dhe lojtarët.

- Cilin klub shihni si rival për Skënderbeun në kampionat?

Aktualisht nuk shoh asnjë rival. Këtë vit nuk kemi rival.

- Po të ardhmen tuaj ku e shihni?

Kam një kontratë me Skënderbeun, jam i fokusuar këtu, por lojtarët kanë të gjithë ëndrra. Ëndrra ime është të luaj në nivelet më të larta në Europë, Inshallah më realizohet.

- Të pëlqen jeta në Korçë?

Po, e dua shumë Korçën. E dua shumë Shqipërinë. Tani ndihem si korçar, vajta 5 vite në këtë qytet të mrekullueshëm. Ka njerëz të mrekullueshëm, ndihem si në shtëpi këtu.

-Cili është ushqimi juaj i preferuar në Shqipëri?

Nuk është se kam ndonjë ushqim të preferuar. Unë e dua shumë ushqimin në përgjithësi.

-Po për vajzat shqiptare, ç'mendim keni?

Shqipëria është vend i bukur dhe ka vajza shumë të bukura dhe të mira. Më pëlqejnë vajzat shqiptare./Newport.al

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga