
Bledi Shkembi
E ardhmja e Bledi Shkëmbit te Tirana është e paqartë. Drejtuesit e bardhebluve ende nuk kanë vendosur nëse do të vazhdojnë me korçarin edhe në sezonin e ri apo do të ndajnë rrugët mes tyre.
Gjithsesi një vendim i tillë do të merret këto ditë, saktësisht ditën e hënë pritet që mes palëve të ketë një tjetër takim, ku do të diskutohet fillimisht e ardhmja e Shkëmbit dhe më pas do të vendosen edhe pikat mbi “i” sa i takon skuadrës.
Siç dihet për Shkëmbin ka oferta edhe nga skuadra të tjera. Struga është ekipi që kërkon timonierin aktual të bardhebluve. Oferta e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut qëndron në “tavolinë” dhe mbetet të shihet se çfarë do të vendoset në fillim e javës së ardhshme.
Poll