Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Intervista/ Idhulli i tifozërisë së kuqe rikthehet me Partizanin: Ndeshjen do ta fitojë i përhershmi...

Shkruar nga NEWSPORT
Intervista/ Idhulli i tifozërisë së kuqe rikthehet me Partizanin:

Ishte mbrojtës i majtë me Partizanin në sezonin 2014-2015 dhe për pak kohë arriti të bëhej idhulli i tifozërisë së kuqe. Ardian Cuculi, në një prononcim për newsport.al ka folur për derbin e nesërm ku Partizani do të presë Tiranën. Si një ish-i kuq Cuculi ka bërë parashikimin për ndeshjen, lojtarin që do të vendosë fatin e takimit dhe gjithashtu ka folur edhe për një rikthim të mundshëm të tij në Shqipëri.

- Partizani luan të dielën ndaj Tiranës. Do e shikoni këtë takim?

Do mundohem të vij, pavarësisht impenjimeve që kam me Shkëndijën. Nëse nuk mundem të vij, sigurisht që nuk do ta humb, por do ta shoh në televizor.

- Kush mendon se do të fitojë?

Kjo është një pyetje që nuk do shumë përgjigje. Ndeshjen do ta fitojë i përhershmi, Partizani.

- I mungon Cuculit derbi i kryeqytetit?

Derbi është një gjë shumë e bukur, ku mund të shikosh një stadium të mbushur plot dhe me dy tifozeri.

- Kush është më emocionues, Partizani-Tirana, apo Shkëndija Vardari?

Mendoj se janë dy gjëra të ndryshme. Për sa i përket ndeshjes Shkëndija - Vardari, është një takim me dy skuadra që përfaqësojnë dy komunitete të ndryshme, ndërsa derbi i Tiranës është një ndeshje rivalizuese që ka të bëjë me një aspekt tjetër. Gjithsesi janë të dyja emocionuese dhe nuk mund t'i ndaj dot.

- E keni ndjekur merkaton verore tek të kuqtë? Si iu duket për këtë sezon?

E kam ndjekur dhe më e rëndësishmja është që boshti i ekipit është ruajtur. Janë afruar lojtarë të rinj që nuk mund t'i vlerësosh në kaq pak kohë. Besoj se duhet t'i japim më shumë minuta për adaptim dhe më pas të japim vlerësimin.

- Kush mendon që do të jetë përcaktues i kësaj supersfide?

Të gjithë lojtarët e Partizanit japin maksimumin e tyre për këtë supersfidë, por besoj se Lorenc Trashi do të jetë vendimtar pasi është në formë të mirë.

- Një rikthim i mundshëm i Cuculit te Partizani?

Futbollit nuk i dihet. Unë kam kontratë me Shkëndijën deri në qershor të vitit 2017 dhe ndihem mirë këtu, por në qoftë se vendos të kthehem në Shqipëri, sigurisht që Partizani do të jetë zgjedhja ime e parë. Unë kam kaluar shumë mirë atje dhe kam shumë miq, përfshirë lojtarët, tifozët dhe drejtuesit.

-Keni qenë shumë i lidhur me tifozët. Mbani kontakte?Diçka për t'i thënë atyre?

Unë s'kam ç'u them atyre sepse kanë dëshmuar që dhe në ditë të mira ashtu dhe të këqija i kanë qëndruar klubit besnik, duke mos e lënë vetëm asnjëherë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga