Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Intervista ekskluzive/ Flet piloti shqiptar që la pas djalin e legjendës Schumacher në garat me makina

Shkruar nga NEWSPORT

Quhet Lirim Zendeli, mund të ishte duke luajtur futboll dhe familja mund të ishte duke fituar para nga talenti i tij, por ai zgjodhi të shpenzoi, sepse dëshirën e madhe e ka që Shqiptarët të bëjnë histori dhe në botën e Formula 1. Historia e Lirim Zendelit është burim frymëzimi, aq sa të duket e pabesueshme që një 17-vjeçar i lindur në Gjermani, flet shumë bukur gjuhën shqipe, dhe mbi të gjitha kërkon të bëhet i pari shqiptar që garon në Formula 1. Në një intervistë ekskluzive për newsport.al ai tregon gjithçka.

Duket se tashmë rruga është e mbarë. Lirim Zendeli prej dy vitesh garon në Formula 4, rruga nga ku dalin pilotët e Formula1. Karrierën e ka nisur 6 vjet më parë në botën e Karting, në ekipin e 7 herë kampionit të botës Michael Schumaker, duke pasur shok ekipi djalin e 7 herë kampionit të botës.

14054782_1421657567850144_275854853_nDy vjet më parë Lirim Zendeli kryen një test në Formula 4 dhe prej atij testi është pjesë e këtij kompeticioni. Tashmë ai duket një yll që ndriçon së largu, por së shpejti pas dy apo tre vjetësh emri i tij mund të jetë në të njëjtën tabelë me emrin e Hamilton, Vetel, Raikonen, Rosberg etj. Vetëm dy ditë më parë në Holand, Lirimi ka dalë në vendin e dytë duke lënë dy vende pas tij djalin e Michael Schumaker, një triumf që tregon se talenti i tij është për tu marrë në konsideratë.

Lirim a mund të më tregoni sa kohë keni në sportin e makinave të shpejta?

Kam filluar në 2010 me Kartin deri në 2014, ndërsa 2015 kam bërë testim në Formula 4, dhe prej këtij viti jam në F4.

Si e nisët këtë sport?

Kam qenë shpesh në Karting me babain tim për të bërë gara profesionale.

Ka qenë e vështirë për ju?

Është rrugë e vështirë dhe duhet shumë financime dhe kohë.

14088770_1421650917850809_1554018076_nKush ju mbështet në karrierën tuaj?

Së pari babai im, por kam dhe një sponsor dhe një menaxher. Prej këtij viti do jemi ende në kërkim të sponsorëve të tjerë sepse nuk mjafton.

Lirim a mund të më tregosh diçka për Formula 4?

Formula 4 është hapi i parë dhe mësimi për në drejtim të Formula 1. Pas Formula 4 vjen Formula 3, GP2 dhe më pas F1. Makina është një Cockpit Carbon, është 160ps, 1.4 turbo dhe peshon 570 kg. arrin 0-100 km/h në 3.6 sekonda dhe shpejtësinë më të lartë e ka 240 km/h.

Ju dje ishit në Holandë, dhe atje keni garuar dhe keni dalë në vendin e dytë, dhe keni lënë dy vende mbrapa djalin e Schumacherit. Si ndiheni për këtë?

Ndjehem shumë mirë sepse djali i Schumacherit ka financim shumë shumë më të madh se unë dhe është viti i dytë që merr pjesë. Ka bërë më tepër gara se unë dhe në Itali dhe në Gjermani ka bërë më tepër gara se unë dhe ka më shumë testime se unë. I ka kushtet më të mira se unë. Nuk është shumë e thjeshtë të lësh mbrapa një që ka financime të mëdha.

Veç kësaj ai është dhe djali i 7 herë kampionit të botës në Formula 1, çfarë do të thotë kjo për ju?

Do të thotë shumë se ai ka përgatitje të madhe, ka inxhinier dhe mësues të sportit. Ne njihemi me familjen direkt se ne kemi qen konkurrent në Karting, por kemi garuar në të njëjtin ekip, i cili ekip ishte i babait të tij dhe e kam njohur personalisht.

14112017_1421650444517523_529982603_nLirim ju tashmë jeni në rrugën drejt botës së Formula 1, a mund të më thoni nëse keni pasur takim me menaxher të F1, dhe kur do t`ju shohim të drejtoni njëvendshen më të shpejtë në botë?

Shpresoj në 2019-2020, në qoftë se shkon gjithçka mirë që të arrijë në F1. Normalisht që kjo varet nga sponsorët sepse do financime të mëdha deri atje. Njëher jo nuk kemi pasur. Por, ata janë në shikim të formulistëve më të mirë dhe shpresoj që një ditë të kemi kontakt.

A është Schumacheri modeli juaj apo dikush tjetër?

Po Schumacheri, por dhe Hamiltoni në moment të dy i pëlqej shumë.

Ju jeni nga Shkupi dhe jeni shqiptarë. A mendoni se një ditë do të jeni kampion bote dhe një ditë do të ngrini lartë flamurin shqiptar?

Qëllimi im është ai, për atë e bëj. Kam pasur mundësi dhe në futboll me të bëhem i mirë, por e mora këtë rrugë se s`ka pasur shqiptarë në Formula 1 dhe shpresoj ta arrij. Edhe normalisht që nuk do mungojë flamuri shqiptar kur ta arrij. Për të kuptuar shqiptarët pse garoj me flamurin e Gjermanisë, shkaku është se kam licencë të Gjermanisë.

Lirim ne do ju mbështesim dhe do jemi krenar me ju. Ke diçka tjetër për të shtuar?

Shpresoj të arrij qëllim se do jetë histori për shqiptarët…

Intervistoi: Julian Hoxhaj

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga