
Superliga e femrave po merr çdo ditë e më shumë një vëmendje të madhe në opinionin publik shqiptar. Kjo si rrjedhojë dhe e fokusit që Federata Shqiptare e Futbollit, I ka dhënë vajzave shqiptare. Suksesi i Vllaznisë ka bërë jehonë të madhe në mbarë botën, pasi arriti të kualifikohej në fazën e grupeve te Champions League, një shembull I mirë për të gjithë ekipet pasi suksesi nuk është kurrë I paarritshëm.
Partizani dhe Tirana janë dy rivalet e mëdha të kryeqytetit të cilat vit pas viti po rriten në shkallë pretendeteje. Aktualisht Partizani ndodhet në vendin e 5-të, ku paraqitjet pas çdo ndeshje sa vijnë dhe rriten. Në sfidën e javës së 7-të mundën ekipin e Kukësit me shifrat 0-6.
Leonora Dedgjonaj është kapitenia e të kuqve të kryeqytetit. Aktualisht në moshën 23 vjeçare, por mbi supe mbart një karrierë të gjatë në futbollin e femrave. Një vajzë nga qyteti i Lezhës e cila nuk e fshehu kurrë pasionin për futbollin dhe fushën e blertë.
Karrierën e saj e nisi në ekipin e Shkëndijës së Durrësit në vitin 2014, asokohe vetëm 15 vjeç. Ndër vite ajo ka arritur që të aktivizohet për ekipe si Teuta, Tiran AS dhe së fundmi te Partizani, ku prej dy sezonesh mban shiritin e kapitenes. Dedgjonaj ka qenë pjesë dhe e Kombëtareve të moshave.
- Leonora përshëndetje dhe faleminderit që pranuat këtë intervistë.
Përshendetje ju dhe faleminderit Newsport.al që e zhvendos fokusin e saj te futbolli I femrave.
- Si është të jesh futbolliste profesioniste në Shqipëri?
Si çdo gjë tjetër në vendin tonë është pak e vështirë. Mentaliteti që është krijuar ndër vite në Shqipëri është I vështirë për ne si femra të zhvillojmë pasionin tonë. Një vajzë që luan futboll në fillimet e mia tingëllonte pak çuditshëm për njerëzit por tashmë ka nisur të ndryshoj pak. Të jesh një futbolliste profesioniste në Shqipëri duhet një përkrahje e madhe dhe nga FSHF, e kjo gjë kohët e fundit ka filluar të ndihet.
- Lezha është vendlindja juaj, si ka qenë mendimi I njerëzve kur kanë dëgjuar që ti je një futbolliste profesioniste?
Unë jam larguar e vogël nga Lezha për të vazhduar ëndrrën time, futbollin. Pjesa e mentalitetit nuk është se e kam ndjerë shumë nga ky fakt, por di të them që kur ti ke një qëllim në jetë dhe familja të mbeshtet çdo gjë është më e lehtë. Sukeski është gjithmonë I arritshëm pasi me vullnet dhe përkushtim arrinë majat. Vështirësitë janë një motiv më tepër që të japin forcë të ecësh para. Kur shikon që puna dhe mundi yt shpërblehet, atëherë dhe ëndrrat e tua realizohen e kjo është një gjë shumë e vyer për ne. Mund të thuash se ke arritur gjithçka atëherë kur çdo pengesë e kaluar kthehet në sukses.
- Sa e ka përkrahur familja juaj këtë përfshirjen tënden në botën e futbollit?
Familja ime ka qenë gjithmonë mbështetëse për zgjedhjet e mia dhe ka qenë gjithmon aty për mua në çdo ndeshje futbolli, dhe kur unë ndonjëherë kam dashur të heq dorë nga futbolli familja ime ka insistuar gjithmonë që unë ta vazhdoj. Mendoj që kam arritur t’i bëj krenar për çdo arritje timen.
- Prej vitesh jeni pjesë e Superligës shqiptare, ku jeni aktivizuar për shumë ekipe. Na trego pak si është futbolli i femrave?
Unë prej më shumë se 9 vite jam pjesë e futbollit të femrave në Shqipëri. Ndryshimet nga viti në vit kanë qenë të shumta në futbollin e femrave, dhe ndihem mirë kur shikoj që dita ditës po merr një jehonë të madhe. Veç ndryshimeve dhe përkrahja ka qenë e madhe si nga federate por dhe nga klubet që kanë kthyer vëmendjen e tyre dhe te fubolli I femrave. Mjafton të shikosh që tashmë klubi I Partizanit ka shtëpinë e saj dhe kjo është një gjë shumë positive për ne.
- Eleonora, prej 2 sezonesh aktivizoheni me Partizani dhe jeni kapitenia e ekipit. Si ndiheni për këtë?
Të them të drejtën është një ndjesi e veçantë pasi emri I Partizanit, është një histori më vete. Lavdia e këtij klubi është shumë e madhe dhe kjo na mbush me krenari, që jemi pjesë e këtij klubi kaq të suksseshëm dhe të titulluar. Kjo fanel për ne do të thotë shumë dhe për këtë japim makismumin në çdo ndeshje, për të ngritur akoma më lart vlerat e klubit. Shiritë është diçka akoma më e veçantë, një përgjegjësi shumë e madhe. Kur besimi I trajnerit dhe shoqeve të ekipit të është adresuar ty, duhet që të tregosh vlera shumë herë më të madhe si në lojë por dhe jashtë saj, duhet të jesh një lider dhe shembull për të gjithë. Për mua si kapitene është një privilegj dhe krenari, ndaj përpiqem maksimalisht ta rrespektoj dhe të bëj më të mirën time.
- Çfarë synon Partizani në këtë sezon, cili është ojektivi I vendosur?
Partizani synon gjithmonë maksimumin. Objektivi ynë është që të marrim rezultatet maksimale në çdo ndeshje pa menduar atë të radhës. Qëndrojmë me këmbë në tokë dhe përpiqemi të jemi një shembull dhe për ato që na ndjekin dhe përkrahin, gjithashtu objektiv është të jemi sa më korrekt në fushën e lojës dhe të tregojmë disiplinë.
- Cili është synimi juaj në karrierë, ku e shikoni veten pas disa vitesh?
Synimi im është që aktualisht të stërvitem fort dhe të jap më të mirën në ekip, dhe të ngjitemi sa më lart me fanelën e Partizanit. Dëshira është të rritem akoma më tepër profesionalisht dhe në një të ardhme pasionin tim për futbollin ta përçoj dhe te brezat e rinj. Pse jo një trajnere.
- Çfarë mendimi keni për Vllazninë, si është rivaliteti juaj? A mendoni që Partizani mund ta arrijë një gjë të tillë?
Vllaznia tashmë prej vitesh njihet mirë forca e saj. Është një ekip I madh dhe me suksesin e arritur së fundmi e fakton më së miri këtë gjë. Ne jemi të lumtur që flamur shqiptar tashmë valëvitet dhe në europë, e kjo na motivon së tepërmi. Partizani I ka të gjitha mundësitë të arrij këtë sukses, por duhet shumë punë në ekip dhe investim. Mendoj që për çdo lojtare që luan futboll është një ëndërr të luaj në Champions League.
- Keni qenë pjesë e Kombëtare shqiptare më herët, a mendon që ka ardhur momenti të jepni përsëri kontibutin tuaj?
Po e saktë, kam qenë pjesë e Kombëtares U-19. Jam grumbulluar dhe disa herë me ekipin e parë, është një ndjesi e veçantë, sidomos kur dëgjon të këndohet himni kombëtar dhe ti je aty për të përfaqësuar një komb të tërë. Stërvitem shumë çdo ditë dhe jap më të mirën time, unë e mirëpres dhe jam e gatshme në çdo kohë për Kombëtaren tonë. Ftesa është zgjedhja e trajnerit pasi ai di më mirë nevojat e ekipit, por unë do vijoj të punoj fort që të jem përsëri pjesë e Kombëtares. /Ambër URSI/