Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

INTERVISTA/ Duro s'i ndahet SUPERIORES, "Shpëtimi" i Dritës zbërthen pretendentët: Skënderbe i frikshëm, Partizan i pakujdesshëm

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Duro s'i ndahet SUPERIORES, "Shpëtimi" i

Shpëtim Duro ka marrë përsipër nxjerrjen e kampionëve të Kosovës Dritës nga kriza e fillimsezonit duke i ngjitur brenda një kohe të shkurtër në vendin e katërt, edhe pse ende larg përsëritjes së suksesit të vitit të kaluar. Tekniku kryeqytetas ka folur për "newsport" në një intervistë ku analizon skuadrat kryesore të kampionatit shqiptar Skënderbeun, Partizanin, Flamurtarin, me të cilat ka një njohje të mirë pasi i ka drejtuar në të kaluarën. Ai është ndalur edhe te Kombëtarja kuqezi.

 

-  Keni marrë drejtimin e Dritës në një moment të vështirë dhe tani po dilni mirë. Çfarë ndodhi me këtë skuadër, e cila para pak muajsh shpallej kampione dhe merrte pjesë në kupat e Europës?

E mora këtë ekip në vendin e parafundit me 3 pikë dhe 4 humbje radhazi. Tani ndodhemi në vendin e katërt. Fillimi i keq ka bërë që të distancohet nga lufta për  mbrojtjen e titullit kampion

 

- Meqënëse keni drejtuar në Shqipëri dhe Kosovë ekipe të njohura, çfarë të përbashkëte gjeni mes dy ligave vendase të futbollit?

Në Kosovë, si në Shqipëri ka shumë rivalitet midis skuadrave. Në Kosovë shikoj që çdo skuadër ka shumë talente.

 

- Të flasim për Kategorinë Superiore. Partizani pati mundësi javën e kaluar të shkëputej në kryesimin e kampionatit nga Skënderbeu. Mendoni se të kuqtë i kanë të gjitha elementët e duhur për t'u shpallur më në fund kampion? Nëse jo, çfarë duhet të ndryshojë tekniku Skënder Gega?

Partizani çdo vit i ka patur elementet për kampion, por ky sezon ka nisur mirë dhe aq më tepër është e konsoliduar për arsye se është 90% e vitit kaluar. Me Skënderbeun duhet të ishte më kujdesshme se edhe barazimi ishte shumë pozitiv.

 

- A do te thyhet hegjemonia e Skënderbeut këtë sezon apo korçarët do vazhdojnë te dominojnë?

Skënderbeu perseri eshte solid . Janë larguar disa lojtarë, por mos harroni se është po ajo në mbrojtje dhe eshte rikthyer bindshëm Abazi. Ka marëë lojtarë cilësorë si: Bregu, Krasniqi etj keshtu për mendimin tim Skënderbeu nuk është dobësuar.

 

- Të kalojmë të Flamurtari. Klubi ka bërë investime të medha duke sjellje ish-lojtarë të Partizanit dhe Kukësi dhe një trajneri kampion si ilir Daja. A janë vlonjatët një kandidat shtesë për titullin pas Skënderbeut, Partizanit dhe Kukë`sit apo për zonën e Europa League?

Shiko, Flamurtari i vjetshëm deri në muajin mars ishte në vendin e dytë dhe gjysmëfinalist i kupës duke eliminuar Partizanin. Këtë vit shikoj që 90% është skuadra ime dhe ka marrë lojtar cilësor, si Koliqi, Alla, Torassa dhe Batha kështu që ata duhet të pretendojnë për çdo gjë, por deri tani i shikoj me shumë hoshilacione.

 

- Kombëtarja. Shqipëria po kalon nje periudhë të vështirë, pasi po merr rezultate negative. Kritikat ndaj teknikut Panuçi po rriten shumë. Sipas jush ai eshte përgjegjesi kryesor për rezultatet apo mban përgjegjësi dhe ekipi? Nuk është nje faktor i rëndësishëm mosaktivizimi i mjaftueshëm i lojtarëve me skuadrat?

Kur çdo gjë nuk shkon mirë në skuadër, patjetër që përgjegjësia bie mbi trajnerin. Di të them që rezultatet janë negative, por lojtar kemi shumë në çdo repart.

 

- Abazaj dhe Guri nuk po gjejnë hapësirë te skuadrat belge? Ndikon dallimi mes mentaliteteve të futbollit apo ata nuk e kanë vleresuar si duhet këtë sfidë të re?

Abazaj dhe Guri janë shumë të talentuar, por mund të jetë konkurenca, ambjentimi, ndoshta ndikon dhe ana psikologjike tek ta.

 

- Nëse eksperienca juaj me Dritën mbyllet këtë sezon, do të riktheheni sërish në kampionatin shqiptar apo do të kërkoni sërish një përvojë jashtë Shqiperisë?

Për vazhdimin nuk e di ku do jetë sepse ky është profesion dhe të dërgon kudo./Dario VELAJ/.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga