
Interi është një nga skuadrat kryesorë për të fituar titullin këtë sezon në Serie A. Zikaltërit udhëheqin kampionatin me 2 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt që është Juventusi.
Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram janë dy yjet e kësaj skuadre që udhëheqin repartin e sulmit. Por pavarësisht kësaj drejtuesit nuk mjaftohen me kaq, pasi kanë arritur të gjejnë në La Liga një tjetëër sulmues.
Ylli i ri i Gironas, Artem Dovbyk ka përfunduar në tavolinën e drejtuesve Italianë. Ukrainasi deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e Girona-s, ku padyshim është një nga protagonistët e ekipit, me plot 7 gola e të shënuar e 6 të asistuar, në 14 përballjet e regjistruara deri më tani me spanjollët.
Poll