Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi hap "sezonin" e rinovimeve, zikaltërit zgjasin bashkëpunimin me mesfushorin

Shkruar nga NEWSPORT
Interi hap "sezonin" e rinovimeve, zikaltërit zgjasin

Tek Interi mesa duket është hapur “sezoni” i rinovimeve të kontratave. Pasi zyrtarizuan zgjatjen e bashkëpunimit me Federico Dimarcon dhe Matteo Darmian, radhën për të rinovuar e ka Henrikh Mkhitaryan.

Mesfushori armen ka zgjatur kontratën me zikaltërit deri në qershor të vitit 2026. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Interi me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së lojtarit Henrikh Mkhitaryan: mesfushori i lindur në vitin 1989 do të jetë me zikaltrit deri më 30 qershor 2026”.

Kujtojmë që Mkhitaryan u transferua tek Interi nga Roma në verën e 2022-shit si një transfer i lirë. Me zikaltërit, armeni numëron 49 ndeshje, në të cilat ka shënuar 5 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga