Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Interes i jashtëzakonshëm për derbin, shitet më shumë se gjysma e biletave (NUMRI ZYRTAR)

Shkruar nga NEWSPORT
Interes i jashtëzakonshëm për derbin, shitet më shumë

Të premten do të luhet derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të të Superiores. Interesimi i tifozëve për këtë takim është mjaft i madh nga ana e tifozëve të dy ekipeve që kanë nxituar të blejnë biletat e tyre. Newsport.al ka kontaktuar kompaninë "blinibileta.com" që menaxhon "Air Albania Stadium" për llogari të klubit të Tiranës.

Bëhet me dije që deri më tani janë shitur plot 14500 bileta, shifër rekord kjo duke ditur që jemi dy ditë nga derbi i kryeqytetit. Sipas kësaj kompanie, nëse shitja e biletave vijon me të njëjtin ritëm, nesër pasdite pritet që të përfundojnë të gjitha duke e bërë stadiumin "Sold out".

Kapaciteti i "Air Albania Stadium" është 22500 vende, ndërsa tashmë kanë mbetu edhe 8 mijë bileta për t'u shitur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga