
Xhani de Biazi është përfolur si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Interit pas shkarkimit të Stefano Piolit. Menjëherë pas largimit të tij kanë nisur aludimet e para se kush do të jetë në krye të pankinës zikaltër. Një emër i përmendur është ai i Xhani de Biazit, trajnerit të kombëtares shqiptare. Masimo Mauro, gazetar i rrjetit "Sky" i ka propozuar drejtuesve të Interit që t'ia besojnë skuadrën trajnerit italina. Madje në editorialin e gazetës "La Repubblica", Mauro theksonte:
“Pioli na dha iluzionin se kishte rregulluar gjërat pas dështimit të De Boer, por puna që bëri rezultoi sipërfaqësore. Ka shumë probleme, skuadra duhet bërë nga e para. Ka nevojë për investime të mëdha, por edhe për ndërgjegjësim nga lojtarët në nivel ndërkombëtar për të mos gabuar blerjet.
Analiza nuk duhet bërë vetëm në aspektin teknik, por edhe në atë njerëzor. Për rindërtimin duhet absolutisht një trajner italian, De Biazi për mua do të ishte njeriu i duhur”.