
Juventus- Inter quhet ndryshe derbi i Italisë, por ky është etiketim i padrejtë pasi Juventus-Inter është një sfidë ndërkombëtare.
Të dielën në mbrëmje, në Torino, do të jenë të shumtë lojtarët e huaj të nivelit të lartë, të cilët do të zbresin në fushë. Disa do të jenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë, pasi kanë veshur bashkë fanellën e vendit të tyre, të tjerë do të kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë rast për të bindur trajnerët e kombëtareve respektive që të besojnë tek ata.
Një nga përplasjet më interesante do të jetë ajo mes dy kroatëve. Në kombëtare Perisic jep krosime në zonë për Mandzukic, i cili është qendërsulmuesi i bardhekuqve. Kësaj dysheje i shtohet Brozovic, i cili luan në qendër të mesfushës.
Por problemi më i vështirë për t’u zgjidhur ka të bëjë me Argjentinën. Më saktësisht, ka të bëjë me sulmin. Yje si Higuain, Dybala dhe Icardi do të ishin titullar në çdo kombëtare tjetër, por te “Albiceleste” kanë një konkurrencë të frikshme.
Brazili do të jetë gjithashtu prezent me samba në derbin e Italisë, pasi Miranda dhe Daniel Alves janë prej kohësh lojtarë kyç të mbrojtjes.
Nuk duhet nënvlerësuar as ndikimi që mund të kenë Cuadrado dhe Murillo në këtë ndeshje. Juan di të ndryshojë ritmin gjatë ndeshjes dhe sistemi i ri i lojës, i përdorur nga Allegri, i krijon atij më shumë hapësira në krahun e djathtë.
Në fund janë ata që përfaqësojnë kombëtaren e Italisë. Gagliardini, në rritje të vazhdueshme, por edhe Marchisio, me vendin e këtij të fundit te “axurrët” që kërcënohet pikërisht nga i riu i zikaltërve.