Përballja me Italinë për Iniestën do të jetë një sfidë shumë e vlefshme. Për mesfushorin spanjoll, sa më parë skuadrat të ndeshen me kundërshtarë të fortë, aq më herët kuptojnë pozitat e tyre.
Nëse Spanja do të fitojë ndeshjen me Italinë për Iniestën padyshim do të thotë konfirmim i etiketimit pretendente kryesore për skuadrën e tij.
Përballja padyshim që do të jetë e vështirë, por nëse kjo ndodh në këtë moment të kampionatit do ta bëjë më të lehtë pjesën tjetër të rrugës.
‘’Ata janë një kundërshtar i vështirë, i fuqishëm dhe mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur. Italianët kanë një bllok shumë të mirë në mbrojtje, po ne do duhet të fitojmë nëse duam ta fitojmë këtë Europian’’, ka deklaruar futbollisti spanjoll.